Plisat sërish në Pejë

Të shtunën mbrëma zhvillohet takimi i Salamander Superkupës së Kosovës në basketboll, ku takohen rivalët e moçëm, Peja – Sigal Prishtina.
Madje, në njoftimin e Plisave, ata injorojnë Pejën, duke shkruar se do të takohen me skuadrën e inkuadruar nga Liga e Dytë.
“Plisa, të shtunën (26 shtator), për herë të tretë do ta vizitojmë qytetin e Pejës brenda një muaji. Kësaj radhe në Pejë zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Takohemi me ekipin e sapo inkuadruar nga liga e dytë, KB Pejën. Le të ushtojë Karagaçi nga kënga e Plisave, e bashkarisht me klubin tonë te kthehemi në kryeqytet me një kupë tjetër. Nisja nga Fan Clubi bëhet ne ora 18:00. Kështuqë shihemi të gjithë në fan club para asaj ore. Bileta kushton 2 euro. SUPERKUPA OSHT’ E JONA!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Plisat në Pejë ishin edhe për takimet e FC Prishtinës, të luajtura me Istogun dhe Besën.




















































