LAJMI I FUNDIT:

“Plepi” i ‘O sa mirë’ zbulon disa të pathëna rreth jetës dhe karrierës

“Plepi” i ‘O sa mirë’ zbulon disa të pathëna rreth jetës dhe karrierës

Aktorja e serialit “O sa mirë”, Erblina Ajazi tregon për domethënien e personazhit të cilin ajo e luan, se si është krijuar “Plepi” apo “Ganimetja”, sa ka ngjashmëri me personazhin, sukseset e arritura gjatë vitit 2016, si dhe planet që priten të realizohen gjatë vitit 2017.

Erblina, tha se personazhi të cilin ajo e luan është kryesisht i zakonshëm, por që i pengon gjatësia e saj dhe nuk arrin të shoqërohet me njerëzit në përgjithësi sepse është shumë temperamente, andaj edhe të shumtën e kohës qëndron vetëm.


“Personazhi im pak a shumë është njeri i thjeshtë që e ka pak problem gjatësinë edhe ka problem pak me u shoqëruar  me njerëz është gjithë kohën nervoz edhe nuk përshtatet thuajse me kërkon edhe rri gjithë kohën vetë, pak a shumë kjo është. Me u përshtat jam përshtatë shumë se vetë së pari me skenaristin kemi biseduar edhe e ka parë pak a shumë çka po më shkon edhe çka jo mandej kemi vendos që me e bo atë”, tha Ajazi.

E pyetur nga KosovaPress, se a ka ngjashmëri Erblina në jetën e përditshme me personazhin që luan në këtë serial, ajo u përgjigj se nuk ka fare ngjashmëri. Përkundrazi ajo tha se në jetën e përditshme është shumë e shoqërueshme dhe se nuk nervozohet aq shpejt.

“Jo në fakt jo, nuk kom ngjashmëri aspak, jam person i shoqërueshëm nervoz nuk bëhem njëjtë si Plepi ose Ganimetja. Për mu o kon shumë i suksesshëm, së pari veç pjesëmarrja në “O sa mirë”, për arsye se nuk e kam pritur edhe ka ardhur gjithçka si shumë e befasishme pjesëmarrja e sidomos edhe sezon e re tash që po xhirohet, e për mu, për mendimin tim o kon një vit shumë i suksesshëm. Po presim tash, presim, ka edhe sende të reja, ka edhe projekte që po presim me u realizuar edhe me u lansuar për publikun”, tha Ajazi.

Erblina Ajazi, ishte inkuadruar në serialin “O sa mirë” gjatë sezonit të kaluar, me nofkën që i kishin vënë “Plepi” për shkak të gjatësisë së saj dhe punonte në banakun e bufesë së kolegjit andaj dhe rrallë kishte skena kur ajo fliste, ndërsa gjatë sezonit të fundit ajo është inkuadruar edhe si studente në këtë kolegj.

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Magazina
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën

DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Kalo në kategori