LAJMI I FUNDIT:

Plazhi dhe rreziqet

Plazhi dhe rreziqet

Ka persona të shumtë të cilët mund të jenë të prekur nga sëmundjet e lëkurës por vajtja në plazh dhe rënia në kontakt me ujin e ndotur mund t’i bëjë ato të dukshme. Shfaqja e infeksioneve të lëkurës mund të avancojë deri në faza të rënduara duke e bërë të pamundur trajtimin e sëmundjeve në një kohë të shkurtër.

Frekuentimi i plazheve të ndotura mund të shërbejë si një shkak për shpërthimin e sëmundjeve të lëkurës, ku më të spikaturat janë infeksionet në lëkurë. Pjesa më e madhe e tyre shfaqen si pasojë e ndotjes së rërës dhe të ujit. Por, ka dhe raste kur pacienti mund të jetë prekur nga sëmundjet e lëkurës dhe veçanërisht nga infeksionet para se të fillojë sezoni veror.

Zakonisht ndodh që infeksionet e lëkurës të shkaktohen më shumë në rastet kur pacientët janë të sëmurë. Kështu nëse një person ka qoftë dhe një puçërr të qelbëzuar të fshehur në kokë, duke rënë në kontakt me ujin dhe rërën e ndotur bën që të shtojë vatrat e qelbëzimit, nga pjesa ku është shfaqur fillimisht në të gjithë zonat e tjera të trupit. Por, më e keqja akoma është se duke rënë në kontakt me ujin mund të bëjë që të përhapë infeksionin dhe tek personat e tjerë përreth. Ndërkohë që me kalimin e kohës dhe më lënien të pa trajtuar të këtyre sëmundjeve mund të depërtohet dhe në brendësi të organizmit duke shfaqur probleme të shumta.

Uji i ndotur i plazheve njëkohësisht mund të bëhet dhe shkak për shfaqjen e epidemive të cilat mund të përhapen lehtësisht në ambientet shumë të frekuentuara. Këtu do të përmendim infeksionet dhe plagët mykotike që shfaqen në zona të caktuara të trupit. Infeksionet mykotike njihen ndryshe si njollat e bardha. Shumë njerëz mendojnë se këto krijohen nga plazhi, por në të vërtetë nuk ndodh kështu. Këta pacientë mund të kenë pasur më parë probleme me lëkurën, por njollat nuk kanë qenë të dukshme. Ndërsa vajtja në plazh bën që të evidentohen pas nxirjes së trupit. Rrezet e diellit duke rënë në kontakt me lëkurën bëjnë nxirjen e pjesëve përreth njollës së bardhë, ndërkohë që zona ku ndodhet myku nuk preket nga nxirja çka e lë atë në formën e një zone të bardhë, duke e lënë në formën e një njolle. Për këtë kategori është shumë e rëndësishme që të bëhet trajtimi i këtyre njollave para se të shkohet në plazh.


Ndërkohë që kujdes gjatë sezonit turistik duhet të bëjnë dhe personat të cilët kanë nishane të shumta në trupin e tyre. Nga uji i ndotur në çdo moment mund të përhapen infeksione të shumta të lëkurës. Kjo ndodh kryesisht tek njerëzit të cilët janë të dobët imunologjikisht dhe nuk arrijnë të përballojnë dot ndryshimet e ambientit.

Edhe një depilim mund të bëhet shkak për avancimin e sëmundjes edhe më shumë. Kjo sepse ato vajza që nuk bëjnë dezinfektimin e lëkurës pas depilimit dhe bien në kontakt direkt me ujin e ndotur mund të rrezikohen nga shfaqja e sëmundjes.

Cilat janë simptomat dalluese të këtyre infeksioneve?
Shfaqja e infeksioneve të lëkurës mund të bëhet në forma nga më të ndryshmet. Por, karakteristike për këtë rast është shfaqja e njollave në formë puçrrash në zona të caktuara të trupit. Ndërsa në fazat më të rënduara të sëmundjes puçrrat apo njollat mund të kalojnë në qelbëzim dhe të bëhen të ngjitshme për personat e tjerë që qëndrojnë në këtë ambient. Gjithashtu këto njolla, plagë apo puçrra të formuara bëjnë që pacienti të kruhet në mënyrë të vazhdueshme, çka mund të çojë në shpërthimin e tyre. Ndërsa dhimbja vjen duke u rritur gjithnjë e më tepër. Shumë pacientë mund të kalojnë dhe në temperatura të larta si pasojë e mostrajtimit të këtyre infeksioneve në kohën e duhur.Ashtu si dhe për sëmundjet e tjera dhe infeksionet e lëkurës të çfarë do lloji qofshin nëse nuk marrin trajtimin me ilaçe ose me solucione në kohën e duhur, mund të lënë pasoja të rënda në shëndetin e pacientëve. Kryesisht këto probleme fillojnë me shfaqjen e shqetësimeve që ndihen fillimisht në kokë, ku flokët dobësohen dhe fillon rënia e tyre gradualisht. Problematike gjithashtu situata mund të paraqitet dhe në rastet kur trajtimet mjekësore ndërpriten në mes, atëherë do të krijohen infeksione të shumta të lëkurës. Infeksione, të cilat do të vijnë duke u thelluar dhe do të rrezikojnë rëndë pacientin, pasi ato fillojnë të depërtojnë në brendësi të trupit duke krijuar plagë të thella në forma të rënduara.

Përveç problemeve kozmetike të fytyrës, ato mund të ndikojnë negativisht dhe në organet e brendshme të trupit duke, dobësuar aktivitetin e tyre. Ndërkohë që probleme të vazhdueshme do të shfaqen në duar dhe veçanërisht në thonj. Kështu thonjtë dobësohen vazhdimisht fillojnë të kenë lëkundje, tkurrje djegie dhe kruajtje të vazhdueshme. Gjithashtu situata mbetet shqetësuese sepse këto sëmundje mund të kalojnë gjatë kontaktit fizik të njerëzve tek njëri-tjetri, por kjo ndodh në raste pak më të rralla.

Cilat janë trajtimet mjekësore që duhen ndjekur për eliminimin e tyre?
Fillimisht është e këshillueshme që të përdoren solucionet dhe vajrat mbrojtëse nga dielli, ndërkohë që më pas është shumë e rëndësishme që të ndiqen në mënyrë periodike dhe konsultat tek dermatologu për të parë ecurinë e trajtimit.
Në rastet kur infeksionet janë të lehta trajtimi mund të bëhet i thjeshtë me një dezinfektimin të zonës ku është krijuar infeksioni nëpërmjet alkoolit denik si dhe asaj që njihet ndrysh si betaden. Ndërkohë që mund të përdoren dhe një sërë solucionesh të tjera të cilat rekomandohen nga mjeku në bazë të ecurisë së sëmundjes. Ndërsa për rastet kur këto të fundit nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishme në trajtimin dhe shërimin e pjesëve të dëmtuara mund të operohet me përdorimin e antibiotikëve dhe kryesisht të kategorisë së barnave që njihen ndryshe si antimykotike. Lëshimi i recetave duhet bërë me kujdes vetëm pas një kontrollimi të imtësishëm që mjeku duhet t’i bëjë pacientit. Trajtimi më antimykotike bëhet në bazë të përhapjes, formës dhe madhësisë së krijuar të njollave, puçrrave apo formave të tjera të infeksioneve të lëkurës..

Krijimi i mykut në duar dhe këmbë
Formimi i këtyre flluskave apo mykut të këmbëve siç njihet ndryshe vjen si pasojë e mbajtjes së këpucëve shumë të ngushta. Ndërkohë që dhe mbajtja e çorapeve të najlonit mund të çojë në shfaqjen e këtyre flluskave. Rënia e tyre në kontakt me rërën apo ujin e ndotur mund të bëhet edhe më problematike, sepse infeksioni mund të përhapet në zona të tjera përveç këmbës. Kështu mund të rrezikohet që të arrijë deri në rrëzë të kofshës.

Ç’ka mund të çojë në shfaqjen e problemeve serioze shëndetësore dhe tepër të vështira për tu kuruar?
Trajtimi fillestar i këtyre flluskave mund të bëhet nëpërmjet solucioneve që këshillohen nga mjeku dermatolog, të cilat janë të ndryshme në individë të ndryshëm në bazë të ecurisë së sëmundjes. Ndërsa për rastet më të rënda mund të përdoren medikamente dhe kryesisht kokrrat antimykotike. Kur situata nuk arrin të përmirësohet dhe as ilaçet nuk japin efekt atëherë me këshillim të mjekut mund të arrihet deri në ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë që këshillohet që të mos mbahen këpucë të ngushta, çorape najloni. Gjithashtu duhet bërë larja e këmbës disa herë gjatë ditës dhe sa më shumë të jetë e mundur të bëhet ajrosja.

Si përfundim vlen të përmendet dhe një infeksion tjetër që mund të merret në plazh. Është fjala për scabies. Infektimi bëhet nga fjetja në jastëkët (ndoshta dhe të pastra) por që kanë fjetur një orë ose një natë më parë persona të infektuar me këtë parazit.
Sëmundja manifestohet me të kruara të shumta të trupit kryesisht bark, krahë. Në këto zona dalin puçrra të vogla të kuqe sa koka e gjilpërës çifte-çifte. Kruarja dhe shqetësimi prej tyre ndodh kryesisht natën.

Vaji i ullirit, izolon infeksionet
Një numër i konsiderueshme njerëzish e përdorin vajin e ullirit jo vetëm për të marrë ngjyrën e duhur të trupit gjatë ditëve të plazhit. Por dhe për faktin se ai ka efekte shëruese për lëkurën. Ndërkohë që nga mjekët ky element cilësohet si qetësues, zbutës dhe izolant duke mbajtur larg mikrobet e ndryshme nga lëkura. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori