Edhe pse jemi në tetor bregdeti i Vlorës vazhdon të frekuentohet nga turistët bjellorusë dhe ata ukrainas.
Turistet shprehen të mahnitur me bukuritë e natyrës shqiptare dhe thonë se do të kthehen sërish vitin tjetër.
“Jam nga Ukraina. Nuk kemi aspak ftohtë, madje këtu është shumë ngrohtë krahasuar me vendin nga vijmë. E shijojmë detin në vjeshtë. Është shumë mirë, është qetësi, ndërsa Vlora është një mrekulli. Kemi dhjetë ditë këtu. Do të vij prap në vjeshtë”, shprehet për Vizion Plus një pushuese nga Ukraina.
“Jemi nga Ukraina, vijmë për herë të parë në Shqipëri, edhe në Vlorë. Kuzhina e shkëlqyer, një vend me një infrastrukturë të pëlqyeshme dhe njerëz të mrekullueshëm .Nuk e di nëse herën tjetër do të vij në verë, apo në vjeshte, por e di që do vij përsëri në Vlorë”, shprehet një tjetër pushuese nga Ukraina.
“Jemi nga Bjellorusia. Moti është shumë i mirë këtu në Vlorë edhe pse ka patur shira ditë më parë. Nuk është ftohtë. Është shumë bukur ….Do vij përsëri dhe do te zgjedh vjeshtën, sepse më pëlqen ajri i freskët”, shprehet një pushues nga Bjellorusia.
“Vijmë nga Bjellorusia. Nuk ka qenë mot i mirë këto ditë, por nuk kemi ftohtë, pasi ne vendin tonë është më ftohtë. Njerëzit janë me shumë kulture. Më parë kemi qenë në Mal të Zi, ndërsa në Shqipëri jemi për herë të parë .Vlora duket një qytet me perspektivë”, shprehet një tjetër pushues nga Bjellorusia.
Edhe pse në situatë pandemie, turistë qe kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Vlorës gjatë periudhës së vjeshtës kanë qenë të shumtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë