PlayStation 4 feston 12 vjet - një nga konsolat më të suksesshme në histori

Janë mbushur 12 vjet që kur PlayStation 4 mbërriti në treg në Evropë, por edhe në pjesë të tjera të botës (përveç SHBA-së), duke filluar kështu epokën e një prej brezave më të suksesshëm në historinë e lojërave.
Që nga lansimi i saj, PlayStation 4 fitoi shpejt audiencën, duke shitur më shumë se 2.1 milion kopje vetëm pak javë pas publikimit, dhe deri në mars të vitit 2014, numri kishte tejkaluar 6 milionë.
Vitet që pasuan sollën një rritje të qëndrueshme dhe deri në fund të vitit 2016, konsola kishte tejkaluar 50 milionë njësi të shitura.
Gjatë ekzistencës së saj, PS4 arriti një total prej rreth 117.2 milionë njësish të shitura, duke e bërë atë një nga konsolat më të shitura, menjëherë pas PlayStation 2.
PS4 gjithashtu mori përmirësime, PS4 Slim dhe PS4 Pro, të cilat ofruan modernizim në dizajn dhe performancë, dhe mundësuan lojëra me rezolucione më të larta.
Sot, 12 vjet më vonë, PS4 mbetet një simbol i gjeneratës, konsola që solli një katalog të pasur lojërash, me mbështetjen e shërbimeve online, akses në shumë platforma dhe një komunitet lojtarësh në të gjithë botën. /Telegrafi/


















































