Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, platforma qytetare ''Hajde'' konsideron se është vrarë Kushtetuta e vendit dhe se nga sot kjo Kushtetutë ka vdekur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo platformë i konsideron ''gjykatës tefterash'' ata që pranuan këtë ndryshim, edhe atë fshehtas nga opinioni publik, duke i konsideruar si pjesëmarrës në krimin dhe banditizmin e pushtetit të tanishëm.


Më tej, platforma ''Hajde'' kërkon dorëheqjen e këtyre gjykatësve, duke quajtur edhe si të dëgjueshmit e qeverisë, por edhe reagim dhe veprim energjik të gjykatësve të cilët ishin kundër këtij vendimi, sipas tyre, të turpshëm./Telegrafi/