Luka Modric ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga futbolli së shpejti dhe pranoi se nuk është 100 për qind i sigurt se çfarë do të bëjë pas Kampionatit Botëror.
Mesfushori 37-vjeçar ka thënë se do të vendosë të ardhmen e tij pas turneut pasi aktualisht po përgatitet për ndeshjen gjysmëfinale të Kroacisë me Argjentinën.
Megjithatë, Modric tha se do të ishte një ëndërr të shihte karrierën e tij të përfundonte në Real Madrid – pasi u bashkua me Los Blancos në gusht të vitit 2012.
“Për momentin, jam në Kampionat Botëror dhe shumë i fokusuar te Kroacia”, ka thënë 37-vjeçari për Diario AS.
Modric vazhdoi duke shtuar: “Çfarë do të ndodhë më pas, le të shohim, ka kohë të mjaftueshme për të folur për gjithçka (pas Botërorit)”.
“Sigurisht që dua të pensionohem në Madrid, këtë e kam thënë shumë herë. Nuk mund të thuash asgjë për 100 për qind, por kjo është ideja ime dhe është një ëndërr për mua”, ka potencuar më tej ai.
Modric ka qenë vendimtar në suksesin e Kroacisë. Ai e udhëhoqi kombin e tij në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 në Rusi dhe madje fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë gjatë turneut.
Modric u kurorëzua edhe fituesi i Topit të Artë pasi shkëlqeu në skenën ndërkombëtare dhe vendase në po atë vit. Ai mori çmimin e madh individual, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmanin, ndërsa Lionel Messi doli i pesti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit
“Njëri nga më të mirë në histori”, legjenda spanjolle me pretendime të mëdha për Lamine Yamal
Chelsea dhe Arsenali po tentojnë ta bindin sensacionin argjentinas që ta refuzojë Real Madridin
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë