LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Foto: Arkiv/Ilustrim

Dy persona u plagosën të enjten në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur menjëherë pas kryerjes së veprës.

Mirëpo policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj të shtunën. Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.


“Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Pas të shtënave me armë, policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kishte gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore.

Po ashtu në një lokacion tjetër ishte gjetur dhe sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat.

Motivet e këtij rasti mbeten ende të panjohura, ndërkaq dy të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit gjithashtu janë cilësuar sit ë dyshuar për të cilët po ashtu është caktuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori