Plagoset me armë zjarri babai i kreut të PS-së në Prezë

Policia bën të ditur se 55-vjeçari u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve të para, Kajmaku është qëlluar nga një person me tre plumba pistolete dhe njëri prej tyre e ka prekur në këmbë.
Siç raporton BW, kjo nuk është hera e parë që familja Kajmaku sulmohet nga persona ende të paidentifikuar. Gjatë fushatës zgjedhore të qershorit, Lavdi Kajmaku denoncoi djegien e shtëpisë dhe biznesit të tij, duke i shkaktuar 200 mijë euro dëme.
Më vonë, familja e Lavdim Kajmakut është cenuar sërish, kur persona të panjohur kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij me kallash dhe i është vënë flaka dy automjeteve të parkuara në oborr. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































