LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detaje

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detaje

Mbrëmjen e së premtes, një person është plagosur nga arma e zjarrit në lagjen Arbëria të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar për Telegrafin se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën ‘Mine Peza’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.


Ai ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura.

“Policia po vazhdon punën operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Borovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori