Plagoset me armë një 19-vjeçar në Istog

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në fshatin Vrellë të Istogut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Telegrafin.
“Janë gjetur disa dëshmi në vendin e ngjarjes. Rasti fillimisht po cilësohet si ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të plagëve të marra, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































