LAJMI I FUNDIT:

Plagoset Ardian Çapja, publikohet foto e snajperit me të cilin u qëllua

Plagoset Ardian Çapja, publikohet foto e snajperit me të cilin u qëllua

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mengjesin e sotshëm  kur një atentat i sofistikuar me armë snajper ju bë Ardian Çapjas, njerit nga të fortët e qytetit.

Në studion e “Opinion” u publikua mbrëmjen e kësaj të hëne fotografia e snajperit me të cilin dyshohet se u bë atentati i mëngjesit të kësaj të hëne ndaj Ardian Çapjas, në qytetin e Elbasanit.

Pamjet tregojnë snajperin brenda automjetit të përdorur nga autorët, i cili u gjet i djegur pak kohë pas ngjarjes.


Duke përcjellë informacionin e një specialisti të armëve, Blendi Fevziu tregoi se bëhet fjalë për një snajper me precision tepër të lartë, që përdoret nga forcat RENEA.

“Ky është snajperi i djegur brenda makinës. Po ta shihni ky është snajperi, të gjitha pjesët me fibër dhe dru janë të djegura, vetëm ka mbetur pjesë mbështetëse. Ky është snajperi. Një specialist i armëve më thotë me të dhëna më të sakta, për snajperin e përdorur. Është snajper Sako, finlandez, modeli M10, të cilin e disponon RENEA. Shkon deri në 1500-200 metra fuqia shpuese. Pra bëhet fjalë për një armë me precizion shumë të lartë”.

Nga atentati i mëngjesit të sotëm, 55-vjeçari Ardian Çapja mbeti i plagosur.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshimet janë se plumbi që e la të plagosur Çapjan erdhi nga kodra përballë shtëpisë së tij. Në studio, gazetari Spartak Koka tha se “varianti i dytë është që me këtë snajper është qëlluar nga brenda automjetit nga pjesa e sediljes.

Është ky varianti i dytë për të cilin po hetohet. Kanë shtrirë sediljet dhe e kanë patur precizionin më të lartë, gjithnjë lart nga kodra”/tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori