Recetë mjaft e shijshme për një drekë të këndshme me familjen. Nevojiten:▪ 500 g kore për pite, ▪ 500 g presh, ▪ 1 karotë, ▪ 150 g oriz, ▪ kripë sipas shijes, ▪ piper sipas shijes, ▪ 1 dl ujë të gazuar.Përgatitja:

Zieni orizin në ujë me kripë, kullojeni dhe lëreni anash. Preshin priteni në rrathë të hollë dhe fërgojeni në pak vaj. Kur preshi të zbutet pak, shtoni karotën e grirë në rende.


Kur perimet të zbuten, qitni erëza sipas shijes dhe bashkojeni me orizin e zier. Qiteni një kore dhe spërkateni me përzierjen e 1 dl ujë të gazuar, të përzier me 20 ml vaj.

Qitni shtesën dhe mbulojeni me koren tjetër. Sërish spërkatni me përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit, qitni shtesën dhe mbulojeni me koren e tretë. Spërkatini, qitni shtesën dhe mbështillni në role.

Rolet rendisni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje. Përsëriteni procedurën me koret e tjera.

Kur të gjitha rolet të mbështillen dhe të renditen, qitni përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit dhe sipas dëshirës qitni susam.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius, derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Piten e pjekur mbulojeni me leckë dhe lëreni afro dhjetë minuta, pastaj priteni dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.