Hidhjani një sy recetës më poshtë dhe gatuajeni, pse jo? Me shije! Përbërësit:- 2 vezë;- 200 miligramë jogurtë;- 150 – 200 gramë mielli misri;- 100 gramë miell të bardhë;- 50 mililitra ujë;- 10 gramë tharmë;- ½ qeskë pluhur për ëmbëlsira;- 1 tufë qepësh të reja;- 200-250 gramë mish të bluar;- kripë;- piper.Përgatitja:

Qepën priteni dhe fërgojeni në vaj. Pastaj shtoni mishin dhe fërgojeni pak. Qitni erëza.


Tundni vezët me mikser, shtoni miellin e misrit, miellin e bardhë dhe përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave.

Shtoni jogurtin, gjysmën e djathit dhe mishit të bluar. Lëreni edhe pak mishin. Pastaj të gjitha përzieni.

Qitni në tepsi të lyer me vaj të dimensioneve 30 x 20 cm.

Sipër thërrmoni djathin e mbetur dhe përhapeni mishin e mbetur.

Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 45 – 50 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.