LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Nuk mund të luanim më dobët, u frikësuam nga loja sulmuese e Interit

Pirlo: Nuk mund të luanim më dobët, u frikësuam nga loja sulmuese e Interit

Juventusi ka humbur 2-0 nga Interi në një ndeshje që bardhezinjtë nuk ishin fare në element.

Kampioni në fuqi ka qenë larg formës që ka shfaqur së fundmi dhe për këtë është i vetëdijshëm trajneri Andrea Pirlo.

Tekniku i ri italian tha se u frikësuan nga loja sulmuese e Interit dhe nuk ishin të vendosur për t’i fituar duelet.


“Kishim sjelljen e gabuar që në fillim të ndeshjes, kur ishim të pavendosur për të fituar duelet dhe kështu bëhet më e vështirë. Ne thjesht nuk u futëm në fushë, ishim përkohësisht vetëm, kishim frikë nga loja sulmuese e Interit, ndaj mendjet tona u përqendruan vetëm në mbrojtje. Madje as aty nuk ishim aspak agresivë”, tha fillimisht Pirlo.

Ai ka thënë se paraqitje më të dobët skuadra e tij nuk ka mundur të bëjë.

“Lejuam Interin të kishte iniciativën dhe ata bëhen shkatërrues në ato kushte. Ishte një humbje e keqe, nuk mund të luanim më dobët se kaq dhe është e papritur. Gjithsesi duhet të çojmë kokën dhe të përgatitemi për finalen e Superkupës të mërkurën kundër Napolit”.

“Ronaldo është sulmues që lëviz gjatë vijës së sulmit dhe ai po përpiqej të gjente hapësira në zonën e Bastonit në fushë. Problemi kryesor ishte që lejuam Interin të kryqëzohej lehtësisht dhe kështu ata futeshin në zonë me shumë lojtarë”, deklaroi Pirlo që foli edhe për objektivat e Juventusit.

“Objektivat tona mbeten të njëjta. Ishte një ndeshje ndaj një ekipi të fortë dhe janë gjëra që ndodhin, por më ka zhgënjyer më së shumti sjellja e lojtarëve në fushë. Një skuadër si Juventusi duhet të vijë këtu me siguri dhe ambicie, me dëshirën për të marrë iniciativën dhe për ta drejtuar lojën. Përkundrazi ne ishim shumë të ndrojtur”, u shpreh trajneri italian. /Telegrafi/