LAJMI I FUNDIT:

Pirateria, “tmerri” i prodhimeve audiovizive

Pirateria, “tmerri” i prodhimeve audiovizive

Pirateria mbetet kërcënimi kryesor për prodhimet audiovizive, ndërsa vetëm në Britaninë e Madhe ajo është rritur me 30 % në 5 vitet e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur një sondazh i realizuar nga një grup kërkimor, i ngritur për llogari të kompanisë Envisional, në të cilin thuhet se vetëm në një vit pesë filmat më të mirë në Britani. janë shkarkuar në mënyrë pirate 1.4 milion herë. Por krahas filmave, është vërenjtur një piratim në rritje për emisionet televizive të cilët zënë vendin e dytë në grafik.

Si rezultat i shkarkimeve në mënyrë pirate, kompanitë e filmave, humbasin të paktën 230 milion $ në vit. /Telegrafi/