Marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Lionel Messi është përfolur shpeshherë, duke u cilësuar raport normal mes dy kolegëve dhe pa ndonjë miqësi të madhe në mes.

Ish mbrojtësi i njohur, ka treguar se nuk e ka uruar Messin për triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit, duke zbuluar se ai nuk i ka ndjekur ndeshjet, madje edhe finalen.


“Këto muajt e fundit për mua ishin shumë të ngarkuar dhe ndjeja nevojën për t’u shkëputur nga gjithçka. Nuk kam ndjekur asnjë ndeshje të Kupës së Botës, madje edhe finalen nuk munda ta shohë të gjithën”.

pique messi 1

“Për mua Messi është aktualisht lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se është një nga më të mirët e historisë që kanë fituar një Kupë Bote. Ky trofe ishte ëndrra e tij”.

“Messi apo Ronaldo? Në dekadën e fundit ky debat ka qenë gjithnjë prezent sepse ecuria e tyre ka qenë e jashtëzakonshme, të dy kanë bërë mirë. Por, unë do të veçoja Messin sepse ai edhe në moshën 35-vjeçare tregon se mund të konkurrojë në nivelet më të larta”.

pique messi

“Është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e tregoi në Kupën e Botës”, ka thënë Pique. /Telegrafi/

telegrafi sport app