Stefano Pioli vajton futbollistët e tij që nuk kanë qenë të përqendruar deri në fund kundër Milanit, teksa flet edhe për të ardhmen e tij dhe bisedën me gjyqtarin e katërt.
Ish-trajneri i Lazios ishte nën presion para Derby della Madonninas pasi vinte nga dy humbjeve radhazi dhe pa fitore në tre ndeshjet e fundit.
Në fillim të ndeshjes u duk sikur skuadra e tij do të marr një fitore jetike, pasi Nerazzurrët udhëhiqnin 2-0 në pjesën e parë, por “Diavolo” siguruan një pikë me një barazimin dramatik në minutën e 97 dhe kjo e ka zemëruar trajneri italian, i cili thekson që skuadra duhej të luante deri në fishkëllimën e fundit, por edhe gjyqtari duhet të përfundoj ndeshjen me kohë.
“Zyrtari i katërt më tha se ndeshja do të përfundojë në minutën 51:30”, ka zbuluar fillimisht Pioli për Premium Sport pas ndeshjes.
“Por, loja mbaron atëherë kur gjyqtari i bien bilbilit. Ne duhet të kishim qenë më të vëmendshëm, ekipi duhej të qëndronte në lojë deri në fund”, përcjell Telegrafi.
“Është një turp, sepse pas disa vështirësive në fillim ne do të bënim mirë. Jam shumë i zhgënjyer, sepse ky është një derbi dhe ne mund të kishim kaluar mbi ta në tabelë”.
“Kjo ishte një lojë, ku na u desh të vuajmë, u përpoqëm të jemi agresiv në fillim dhe lamë hapësirë për kundërshtarët tanë, atëherë ne i mbuluam më shumë dhe rifilluam”.
“Kjo ishte zgjedhja e duhur, vetëm se kjo është shumë e keqe pasi kemi pasur këto dy gabime të përqendrimit në kohë të caktuara. Ne kemi nevojë për të bërë pak më shumë në këtë drejtim”.
“E ardhmja ime? Ju flisni shumë për të ardhmen time, unë nuk jam i shqetësuar dhe as nuk duhet të jem. Ne patëm një zhgënjim të madh sot, por rezultati do të jetë ai që do ta kemi në fund të sezonit”.
“Jemi të zhgënjyer, por duhet të qëndrojnë të fortë, sepse ka ende ndeshje të rëndësishme për të ardhur dhe për të rimarrë pozitën tonë në Ligë.
“Gara e Ligës së Evropës nuk ka përfunduar ende”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit