Pioli pas fitores ndaj Napolit: Gjasat e kualifikimit janë ende të barabarta

Stefano Pioli këmbëngul se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve me Napolin ‘mbetet 50-50’ edhe pasi Milani fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1-0, duke pranuar se ndiheshin me fat për këtë rezultat.
Ka një epërsi 1-0 për Rossonerët për t’u mbrojtur në ndeshjen e dytë më 18 prill, falë Ismael Bennacer që përfundoi një kundërsulm të shpejtë të krijuar nga Brahim Diaz dhe Rafael Leao.
Napoli kishte më shumë posedim dhe gjuajtje në portë, por Mike Maignan ishte i barabartë me ta dhe Davide Calabria shpëtoi një gol të hershëm në vijën e portës ndaj Kvicha Kvaratskhelia.
Pas ndeshje ka folur trajnerin i Milanit, Pioli, i cili beson se ekipet ende i kanë gjasat e barabarta për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Jam mbi të gjitha i lumtur që po shijoj mbrëmje si kjo me tifozët tanë. Historia e Milanit flet për shumë fitore të Ligës së Kampionëve, por vitet e fundit na panë të ëndërronim të arrijmë këtu, kështu që donim ta shijonim atë”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.
“Nuk kemi ndërtuar mirë nga prapa në fillim, duke i dhënë Napolit mundësinë për të na lënduar, por morëm fitoren e parë në shtëpi ndaj Napolit në tre vjet. Sigurisht që është vetëm pjesa e parë e kësaj ndeshjeje dhe mbetet ende për të luajtur”.
“Kemi strategjinë tonë, por ajo ndryshon në varësi të mënyrës se si janë vendosur kundërshtarët dhe si zhvillohet loja. Për shembull, Napoli ishte shumë më agresiv pa top këtë herë dhe mentaliteti gjithashtu bën diferencën, kështu që të marrësh epërsinë ose të shkosh prapa mund të ndryshojë gjithçka. E dinim që Napoli mund të na lëndonte në çdo moment”.
“Mendova se ishte 50-50 para fillimit dhe kjo mbetet e pandryshuar pas kësaj ndeshjeje të parë. Ishim pak me fat në fillim, por kurrë nuk humbëm ekuilibrin, ne e mbajtëm gjithmonë atë përqendrim dhe sakrifikuam pa top, duke i lejuar Napolit atë që është e drejtë për një ekip të cilësisë së tyre. Është e vërtetë në 10 minutat e fundit ne nuk arritëm të shënonim një gol të dytë dhe ka keqardhje, por ndeshja është e hapur dhe kjo është ajo që ne donim”, përfundoi italiani.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballen me Interin ose Benficën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania