Stefano Pioli beson se Milani mund të mësojë shumë nga barazimi (2-2) në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Lecces.

Trajneri debutoi në drejtimin e Rossonerëve dhe njëherësh ishte edhe ditëlindja e tij, mirëpo festa u rrënua nga një gol i vonshëm i Marco Calderonit, i cili e barazoi rezultatin në minutat shtesë.


"Vuajta paksa nga lojtarët me të cilët kam punuar, Babacar dhe Calderoni (golashënuesit e Lecces). Është për të ardhur keq, kishte elemente pozitive, por ne deshëm të fitonim dhe nuk ia dolëm për shkak të gabimeve tona".

StefanoPioliMilan 1 Trajneri i Milanit, Stefano Pioli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Pashë disa lëvizje të mira, cilësi dhe shpirt, por nëse e lë ndeshjen të hapur, mund të kesh një befasi të pakëndshme në fund".

"Lojtarët e Milanit janë të vetëdijshëm për aftësitë dhe faktin se po e bartin një fanellë prestigjioze. Ata do ta kenë mundësinë ta gjykojnë vet paraqitjen e tyre dhe ne do t'i analizojmë me kujdes... Mendoj se merituam fitore", ka deklaruar Pioli për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app