LAJMI I FUNDIT:

Pink do të bëjë pauzë në vitin 2020

Pink do të bëjë pauzë në vitin 2020
Pink (Foto: Terry Wyatt/Getty Images/Guliver)

Pink është angazhuar shumë në kohën e fundit dhe duket se ka vendosur për një pushim në vitin e ardhshëm.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Country Music Association, ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti Carey Hart dhe fëmijët Willow dhe Jameson.

Në këtë eveniment, këngëtarja e ka interpretuar hitin e saj “Love Me Anyway” në bashkëpunim me Chris Stapleton, ndërsa më pas kishte deklaruar për Entertainment Tonight se është mërzitur paksa nga mënyra e zhurmshme e jetesës.


(Foto: Terry Wyatt/Getty Images/Guliver)

“Kam punuar intensivisht për më shumë se dy vite e gjysmë. Në këtë periudhë Willow nisi shkollë, ndërsa Jameson së shpejti do të fillojë mësimin parashkollor”.

“Mendoj se vitin 2020 do ta rezervoj për familjen”, citon CNN fjalët e Pink, e cila e ka falënderuar bashkëshortin për mbështetjen gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/