Përplasja ndërmjet Esteban Ocon dhe Max Verstappen, i kushtoi këtij të fundit me humbjen e garës për Çmimin e Madh të Brazilit.

Kjo ka bërë që 'përplasja' mes dy pilotëve të vazhdojë edhe pas përfundimit të garës.


VerstappenOcon 3 (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Piloti holandez i Red Bullit ishte duke udhëhequr garën dhe ishte pranë që të fitonte në Interlagos, mirëpo ai u godit nga piloti francez i Force India duke bërë që ai ta humbte udhëheqjen.

Në këtë mënyrë, kryesimin e mori Lewis Hamilton dhe piloti i Mercedesit në fund u shpall fitues, duke ia siguruar skuadrës së tij edhe titullin e konstruktorëve.

LewisHamiltonBrazil (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Verstappen ishte shumë i nevrikosur për goditjen dhe shau në radio duke thënë se shpresonte ta takonte në fund të garës, duke e quajtur francezin një idiot dhe duke thënë se ai do të kishte probleme me të.

Dhe pikërisht ajo ndodhi, pasi që janë publikuar disa video ku shihet një konfrontim ndërmjet dy pilotëve.

"Jam shumë i befasuar nga sjellja e Max, FIA duhet t'ia ndalojë që të mos jetë i dhunshëm, më ka shtyrë dhe deshi të më godasë. Kjo nuk është aspak profesionale", ka deklaruar Ocon për Sky F1. /Telegrafi/

telegrafi sport app