Nga: Kelly Grovier / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Piktori simbolist austriak, Gustav Klimt, është më i njohur për pasurinë e pavdekshme të veprave të artit modern që shënuan historinë, si kanavacat e tij të zbukuruara me fletët e arta –Puthja (1907-8) dhe Portreti i Adela Bloh-Bauerit I (1907). Por, është një vepër më pak e famshme – ajo që rrinte mbështetur në këmbalecin e artistit, kur Klimti vdiq nga pneumonia si pasojë e gripit të shkurtit 1918 dhe një muaj pasi pësoi goditjen shkatërruese që pjesërisht e la të paralizuar dhe të paaftë për të pikturuar, si dhe për ta marrë çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një pikturë në Evropë, kur ajo do të shitet në ankand gjatë javës së ardhshme. Në mënyrat shumë më ndryshe në teksturë dhe në ton, që e bëjnë të dallohet nga kryeveprat e tij më të njohura të realizuara një dekadë më parë, Zonja me erashkë (1917-18), që vlerësohet të shitet për më shumë se 65 milion funte (83 milion dollarë), duket se pothuajse ka zbritur nga një botë tjetër, dhe na tregon se ku do të shkonte imagjinata e Klimt nëse nuk do të kishte rënë viktimë e pandemisë së gripit që përfshiu botën.
Si mrekulli e ndërthurjes së qasjeve dhe ritmeve të trazuara, Zonja me erashkë paraqet një grua të re të humbur në mendime, teksa qëndron përpara nesh e duke vështruar shtrembër në distancën e largët në të majtën tonë. Identiteti i saj mbetet i panjohur. Fakti se nuk e ka vënë re ndërhyrjen tonë në hapësirën intime në të cilën ajo banon, në dhomë gjumi apo në dhomë private, duket mjaft qartë nga rrëshqitja e pavëmendshme e mantelit të zbukuruar në krah të saj, si dhe nga kapja delikate me gishta e erashkës që paloset e që ia mbron gjoksin – një rekuizitë e rrezikshme që duket se është një lëvizje larg rënies.
Ajo që na bën të magjepsur nga kjo hyrje e kësaj gruaje, është përplasja koreografike e modeleve, pigmentit dhe teksturës që e fiksojnë kudo në këtë stil joshës. Vepra është inventar i gjallë i obsesioneve kulturore të Klimtit, që nga rrobat kineze te lirizmi lundrues i punimeve të drurit japonez, ukiyo-e, të cilat artisti i mblodhi dhe nga të cilat e niste frymëzimin. Shtëpia e Klimtit, sipas ekspresionistit austriak Egon Schiele të cilin Klimti e udhëzoi, ishte e mbushur me “një numër të madh printimesh japoneze që mbulonin muret” dhe “një gardërobë të madhe ku mbante koleksionin e tij të mrekullueshëm të rrobave kineze dhe japoneze”. Mëndafshi i pasur i rrobës me linja jeshile dhe të arta, çehrja e saj prej porcelani të skuqur, kaçurrelat e saj të gështenjta dhe valëvitja e imagjinuar e gjetheve të vermilionit të erashkës, të gjitha shkaktojnë një trazirë që fuqizohet më tej nga kaosi prapa saj.
Ky sfond i rrafshuar, që t’i kujton dimensionet e lëmuara të blloqeve të drurit japonez dhe të porcelanit të lyer kinez, mund të jetë po aq lehtë tapet me zbukurime, si dhe ndonjë pëlhurë jomateriale e imagjinatës së gruas së re, që po ëndërron me sytë e hapur. Këtu e gjejmë një feniks mistik (ose Fènghuáng, një simbol i hirit dhe virtytit në mitologjinë kineze) me pendlat fantastike të smeraldit, si të dala nga misteri i mendjes së saj. Përballë feniksit, duke qëndruar në të djathtë të kanavacës, me pendlat prej ultramarine të shkëlqyer qëndron një lejlek me këmbë të gjata, një emblemë e mençurisë dhe pavdekësisë, ndërsa rreth e rrotull ajri joreal shpërthen me breshëri të ndritshme lulesh zambaku, që nënkuptojnë pandryshueshmërinë e bukurisë.
Zonja me erashkë është ndër portretet e pakta të Klimtit – që ishte figura kryesore e Lëvizjes së Artit të Shkëputjes së Vjenës – në pronësi private. Për herë të fundit është shitur në vitin 1994, kur arriti në 11.6 milionë dollarë. Tridhjetë vjet më vonë, pritet të shkojë deri në gati shtatë herë më shumë, duke u bërë ndoshta një nga portretet më të shtrenjta të shfaqura ndonjëherë në ankand. Nëse Sotheby’s arrin çmimin që kërkon, 65.5 milionë funte (83.4 milion dollarë), piktura e fundit e Klimti do të kalojë pikturën Perandoria e dritës të René Magritte, që u shit për 59.4 milion funte (75.6 milionë dollarë) më 2022; skulptura Njeriu që ecën I nga Alberto Giacometti caktoi rekordin për çdo vepër arti të shitur në ankand në Evropë – kur doli më 2010 dhe u shit për 65 milion funte (83 milionë dollarë); dhe Zambakët e ujit nga Claude Monet u shit për 40.9 milionë funte (52 milionë dollarë) më 2008.
E vendosur krah për krah me veprat më të njohura të Klimtit, si Puthja dhe Portreti i Adela Bloh-Bauerit I, Zonja me erashkë zbulon se sa larg artisti kishte udhëtuar në aspektin krijues – në dekadën para vdekjes së tij. Pas tij, iku shkëlqimi i guximshëm i fletëve të arta që lartësoi subjektet e tij sensuale në ikona laike. Me e lirshme dhe më ekspresive, Zonja me erashkë bazën e ka te intensiteti në mjegullimin e teksturave, si materiale ashtu edhe psikologjike, pasi gjithçka rrjedh në një substancë të vetme shkëlqyese. Intensifikimi i ndjenjës së rrjedhshmërisë së pandreqshme janë momentet e pikturës ku ende duket thurja e zhveshur e kanavacës prej liri – pjesë të palyera që kanë bërë që disa të dyshojnë se vepra është e papërfunduar. Por, kjo është një pikturë, fuqia e së cilës vjen nga fluksi dhe fragmentimi. Këtë e plotëson fakti se nuk është përfunduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Dushan Mugosha dhe Komiteti i Prizrenit: "Regrutimi" nga UDB-ja, i intelektualëve shqiptarë në vitet ’50

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit