Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) që po merr pjesë në takimin e Pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza dhe tha se shpreson që vendet anëtare të BE-së ta miratojnë propozimin pro liberalizimit të vizave.
Picula e ka konsideruar si lajm të keq ngecjen në progresin e sundimit të ligjit.
“Nuk është lajm i mirë progresi në sundimin e ligjit. Sa i përket lirisë së shprehjes, nuk kemi ndryshim nga viti 2016, asnjë lloj progresi. Diçka më mirë është progresi në luftën kundër korrupsionit, por ka shumë ende për t’u bërë”, tha ai.
Picula theksoi se Kosova ka nevojë ta konfirmojë angazhimin për ta luftuar kriminalitetin dhe për të pasur një gjyqësor funksional, raporton Ekonomia Online.
Picula u ka bërë thirrje partive që të arrijnë konsensus për reformat e vendosura nga BE-ja. Ai ka kërkuar që të përshpejtohet miratimi i legjislacionit në Kuvend.
Picula shtoi se dallimet mes partive politike nuk duhet t’i rrezikojnë proceset në interes të qytetarëve.
“Konsensusi për reformat e BE-së është i nevojshëm për të pasur sukses. Miratimi i legjislacionit duhet të shpejtohet. Përmbushja e reformave kërkon veprim të qeverisë dhe institucioneve. Diferencat politike nuk duhet të minojnë përpjekjet për punët në interes të qytetarëve”, tha ai.
Picula, gjatë deklarimit të tij të dytë para anëtarëve të komisionit, ka thënë se është ende shumë herët të komentohet korrigjimi i kufirit ose ndryshimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjatë verës është diskutuar korrigjimi i kufijve kryesorë dhe ndryshimi i kufijve dhe territoreve. Është ende shumë herët të komentohen këto mundësi. Ne duam një zgjidhje realiste, e cila nuk e kërcënon stabilitetin në rajon”.
Ai ka shprehur kritika edhe për vonesat në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Krijimi i bashkive me shumicë serbe që është përfunduar në 2015 dhe gjendja pezull është e plotë. Më 4 gusht nuk u respektua një afat tjetër për këtë. Kosovarët në qeveri e opozitë duhet të jenë bashkë për zgjidhje që forcojnë Kosovën”, tha Picula.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025