LAJMI I FUNDIT:

Peugeot prezantoi modelin e rifreskuar të Peugeot 2008

Peugeot prezantoi modelin e rifreskuar të Peugeot 2008

Informacioni i parë në lidhje me veturën e re elektrike Peugeot e-2008 është shfaqur së fundmi, duke treguar se modeli i ri ka marrë një ndryshim në dizajn e gjithashtu edhe përditësime teknike. Është diçka interesante duke e parë që edhe modeli kryesor Peugeot 2008 pritet që të ketë përditësime të njëjta në pjesën e jashtme dhe atë të brendshme.

Për shembull, pjesa e përparme e Peugeot e-2008 e re tani ka një grilë të re të zgjeruar që kalon nën fenerët. Dritat e drejtimit janë bërë në formën e linjave të trefishta, të cilat janë instaluar në kamare të veçanta të parakolpit të përparmë – dhe meqë ra fjala, edhe ajo gjithashtu ka ndryshuar.

Përveç kësaj, kushtojini vëmendje logos së re të Peugeot, dritave të ndryshuara, rrotave origjinale, dhe si zakonisht, vetura elektrike Peugeot e-2008 ndryshon nga modeli kryesor Peugeot 2008 nga logot e shumta në formën e një shkronje “e”, shkruan MEZHA, përcjell Telegrafi.


Image 1 of 3

Përveç pamjes, vetura elektrike ka përmirësuar dukshëm edhe pjesën e saj teknike. Nga tani e tutje, “crossover-i” Peugeot e-2008 do të ketë një motor më të fuqishëm elektrik me fuqi prej 156 kuaj fuqi dhe një bateri me kapacitet prej 54kWh – teksa kjo bateri do të ngritë rrezen e vozitjes deri në 406 kilometra,

Ndryshime të caktuara mund të vërehen edhe në pjesën e brendshme. Paneli 3D i instrumenteve me madhësi prej 10 inç dhe ekrani qendror me po të njëjtën madhësi tërheqin më shumë vëmendjen – këto detaje duhet të jenë pikat kryesore të përditësimeve të brendshme si për veturën elektrike Peugeot e-2008, ashtu edhe për versionet me derivate Peugeot 2008. Në brendësi gjendet po ashtu edhe një timon me një logo të re dhe zbukurim të sediljeve me ngjyrë jeshile të lehtë.

Image 1 of 2

Tashmë është e qartë se cila do të jetë pjesa e jashtme dhe e brendshme e makinës së përditësuar. Pyetjet lindin vetëm me njësitë e fuqisë. Pritet që “crossoveri” i ri Peugeot 2008 të marrë motorë benzine 1.2 litra me një kapacitet 100 dhe 130 kuaj fuqi në kombinim me një tranmision manual ose automatik.

Më vonë, versioni hibrid me 136 kuaj fuqi, i bazuar në motorin e njëjtë 1.2 litërsh me benzinë, por me shtimin e një motori elektrik dhe transmisionit robotik, pritet të shfaqet për modelin Peugeot 2008. Sidoqoftë, nëse versionet e rregullta të makinës së përditësuar Peugeot 2008 shfaqen para fundit të këtij viti, atëherë versioni hibrid nuk do të të dalë në treg deri në vitin 2024. /Telegrafi/

Image 2 of 3

Image 3 of 3

Image 2 of 2

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori