Site icon Telegrafi

Petrovska: Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria do të dërgojnë 24 persona në Turqi për të ndihmuar

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska njoftoi sonte se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria po dërgojnë ndihma urgjente për t’u përballur me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi.

“Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka marrë vendim që në Turqinë mike të dërgohet ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga Ushtria, qen kërkimore dhe ndihma humanitare. 22 persona nga batalioni i forcave speciale, dy udhërrëfyes dhe qen të trajnuar për gjurmim, së shpejti nisen për në Turqinë aleate, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti katastrofik”, ka shkruar Petrovska në Facebook pas seancës së jashtëzakonshme të qeverisë.

Ne qëndrojmë në solidaritet, thekson ajo, për të ndihmuar të mbijetuarit të kalojnë këto kohë të vështira.

“Gjithmonë do ta ndihmojmë miqtë në vështirësi”, ka shkruar Petrovska./Telegrafi/

Exit mobile version