“Petrol Company” ka bërë sot dorëzimin e çelësave të shtëpive për dy familje në Komunën e Gjakovës.
Sot, një ditë para festës së Kurban Bajramit, familja pese anëtarëshe e Latif Halilajt dhe familja dy anëtarëshe e Idriz Halilajt kanë hyrë në shtëpitë e reja, të cilat janë ndërtuar nga ‘Petrol Company’.
Dorëzimin e çelësave për familjet e ka bërë vet pronari i ‘Petrol Company’, Shkelzen Jusaj, i cili tha se ndjehet shumë i lumtur që po bëhen me shtëpi dy familje.
“Jemi këtu sot t’i dorëzojmë çelësat dy familjeve Halilaj, të cilët kanë qenë dhe ishin familje në nevojë, të cilat nuk janë tani. Gjithashtu i falënderoj shumë edhe komunën e cila na ka suportuar me dokumentacionin e nevojshëm, hoxhën dhe kompaninë Iliria e cila ka dhuruar dy kuzhina për këto dy familje. ‘Petrol Company’ falënderon shumë edhe klientët e saj, të cilët për faktin që janë klientë të ‘Petrol Company’ kanë bërë të mundur ndërtimin e këtyre dy shtëpive, si shumë shtëpi të tjera. Ne gjithmonë kemi shpërndarë edhe mesazhe në të kaluarën, i falënderojmë kompanitë të cilat e kanë marrë seriozisht mesazhin që ta ndjekin shembullin e njëjtë. Shpresoj që edhe në të ardhmen ta ndjekin këtë shembull”, tha ai.
Përfaqësuesi i Komunës së Gjakovës, Zymber Berisha, falënderoi ‘Petrol Compay’ që ka bërë me kulm mbi kokë dy familje.
“E falënderojmë ‘Petrol Company’, me pronarin Shkelzen Jusaj, i cili ka bërë të mundur ndërtimin e këtyre dy shtëpive, pikërisht në këtë ditë të madhe të festës së Kurban Bajramit. Urojmë që familje të ketë shëndet, mbarësi dhe suksese”, tha ai.
Kurse hoxha Abdurrahman Bejtullahu, tha se falë ndihmës së ‘Petrol Company’ dy familje tashmë po rehatohen në shtëpi të reja.
“Është një ditë gëzimi sepse kjo familje tash e 20 vite nuk ka pasur një gëzim më të madh sesa sot. Këto janë dy familje që rehatohen. Besoj që shpërblimin më të madh e kanë ata të cilët e mbajnë kompaninë dhe klientët shpërblehen më së shumti. Ishalla Zoti e shton bereqetin dhe trashëgohen brez pas brezi kjo shtëpi e madhe”, tha ai.
Me shtëpi të re është bërë Latif Halilaj, i cili falënderoi ‘Petrol Company’ që e ka bërë me kulm mbi kokë.
Ai thotë se për 20 vite kishte jetuar në kushte shumë të rënda, por që tash falë ‘Petrol Company’, ai u shpreh se fëmijët e tij do të kenë kushte më të mira.
“Nuk e kam pritur që vjen, 20 vjet në kushte të vështira. Zoti i shpërbleftë kompaninë, drejtorin bashkëpunëtorët e tij, komunën… Shumë të lumtur jemi unë jam vet i pesti, vëllau është vet dhe gruaja… Kemi dyfish festë, se kam pritur qeta që vjen”, tha ai.
Edhe Idriz Halilaj që jeton vetëm me gruan e tij është bërë me shtëpi. Ai u shpreh falënderues ndaj ‘Petrol Company’ që i ka zgjidhur çështjen e banimit njëherë e përgjithmonë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës