LAJMI I FUNDIT:

Pësoi lëndime të konsiderueshme, teksa zmbrapsi pesë plaçkitës të armatosur që i hynë në shtëpi (Foto)

Pësoi lëndime të konsiderueshme, teksa zmbrapsi pesë plaçkitës të armatosur që i hynë në shtëpi (Foto)

David Pugh është përleshur me pesë plaçkitës, që kishin hyrë në shtëpinë e tij që ndodhet në West Midlands.

Pronari 55-vjeçar ishte duke fjetur, kur dëgjoi britmën e djalit të tij adoleshent dhe të lehurat e qenit, andaj u ngrit me shpejtësi nga shtrati, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duarthatë, ia doli t’i zmbrapse hajnat e maskuar, që kishin me vete thika të gjata, shkopinjtë bejsbolli dhe golfi.


Pamjet shqetësuese e tregojnë Pugh, që mbeti me hundë të thyer, si dhe disa lëndime në fytyrë, si pasojë e rezistencës për të mbrojtur pronën që vlen rreth gjysmë milioni euro.

“Kërkonin para dhe më qëllonin gjatë tërë kohës, ndërsa unë vetëmbrohesha. Pastaj nisa t’i vë në funksion aftësitë e arteve marciale, që i kam mësuar si i ri”, ka thënë Pugh.

Policia ka deklaruar se kjo është një ndër thyerjet më të dhunshme në prona, ndërsa janë duke bërë hetime për të rënë në gjurmë të keqbërësve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori