Pesëshja magjike: Ushtrimet që ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme

Aktivitetet e mëposhtme përveç se janë të lehta, ato ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Telegrafi më poshtë ju sjell pesë ushtrimet magjike që ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme.
Noti
Notarët kanë 28% rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme dhe 41% rrezik më të ulët të vdekjes si rezultat i sëmundjeve të zemrës apo sulmit në tru. Raporti gjithashtu ka treguar se noti është ushtrim me kosto efektive, i sigurt dhe i mirë për personat e të gjitha moshave, ndërkaq u ndihmon të moshuarve të qëndrojnë në formë të mirë mendore dhe fizike. Përveç tyre, noti fëmijëve u ndihmon t’i zhvillojnë aftësitë fizike, kognitive dhe sociale.
Tenisi
Shkencëtarët kanë zbuluar se tenisi e zvogëlon rrezikun e vdekjes në çfarëdo moshe për 47%. Ky studim është publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” dhe ka analizuar përgjigjet e mbi 80,000 të rriturve.
Vrapimi
Studimet e publikuara në revistën “British Journal of Sports Medicine” veçse kanë dëshmuar se vrapimi mund ta ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht se sa shumë vraponi apo me çfarë shpejtësie. Autorët madje kanë raportuar se edhe nëse vraponi vetëm një herë në javë, është shumë më mirë sesa të mos vraponi fare.
Joga
Përveç se e përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe frymëmarrjen, joga e ulë edhe rrezikun për sëmundje të zemrës duke e ulur indeksin e masës trupore (BMI-në), kolesterolin dhe shtypjen e gjakut. Një studim i kryer nga kardiologët amerikanë ka zbuluar se njerëzit që e kombinojnë jogën me ushtrime aerobike, siç është vrapimi apo noti, kanë dyfish zvogëlim të BMI-së, niveleve të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut.
Ecja e lehtë
Studime të shumta kanë sugjeruar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë faktor rreziku për vdekje të parakohshme. Studimet britanike kanë treguar se edhe aktivitetet e lehta, siç është ecja, mund ta ulë rrezikun e vdekjes për 18%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë