Ju mund të harxhoni gjysmën e pagës në serume e kremra, por asnjë nga këto nuk do të ndihmojë më shumë se ushqimi miqësor ndaj fytyrës. Natyrisht, lëkura juaj merr mjaft elemente ushqyese nga racionet që hani, por ja edhe disa që posaçërisht ju ndihmojnë për ta bërë lëkurën e fuqishme, të gjallë.
Dr. Leslie Baumann, autore e librit "The Skin Type Solution"
1. Peshku: peshqit sikur janë salmoni, tilapia dhe kodi janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Dhe kjo është mirë, për shkak se trupat tanë nuk mund të prodhojnë këto lipoide esenciale në mënyrë natyrore. Duke i shtuar omega-3 në racionet tuaja, ju mund të mbështetni barrierat e lëkurës suaj-këto janë shtresat e lipoideve që rrinë mbi yndyrë dhe i nxjerrin irrituesit jashtë. Për më tepër, shumë lloje të peshqve janë të pasur me vitaminë D-derisa dermatologët çdo herë e më shumë po theksojnë shmangien nga rrezet e diellit, ne duhet të mundohemi t’i gjejmë burimet e tjera të kësaj vitamine, që prodhohet gjatë daljes sonë në diell.
Nuk han peshk? Shumë vezë sot janë të forcuara me acide omega-3 dhe prej bimëve mund t’i merrni nga farat e lirit dhe vaji i kësaj bime, arrat, arrat amerikane dhe lajthitë. Dhe vitamina ditore D është ide e mirë për veganët, si dhe për ata që e hanë mishin.
2. Çaji i gjelbër është jo i shtrenjtë, i lehtë të bëhet rutinë dhe njëri ndër antioksidantët më të hulumtuar dhe më të fuqishëm. Pini së paku nga tre filxhanë në ditë për të luftuar plakjen dhe inflamacionin. Disa studime madje sugjerojnë që antioksidantët e çajit të gjelbër e reduktojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Pra, merre e pije dhe do të kesh lëkurë më të shëndetshme!
3. Brokoli: i pasur me vitamina A, C, dhe K (mes ushqyesve të tjerë të shumtë), kjo bimë bën shumë punë të mirë. Vitamina A e ulë prodhimin e yndyrës, vitamina C është anioksidant i fuqishëm dhe vitamina K mund të ndihmojë ta parandalojë mavijosjen. Pra, çfarëdo që ju shqetëson, kjo bimë mrekullibërëse mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju përshkruan mjeku.
4. Shafrani i rremë (Safflower) dhe vaji i lulediellit:
Acidet omega-6, siç janë linoleiku, janë gjithashtu të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe gjenden në vajin e bimëve të përmendura më sipër. Sikurse omega-3, ata ndihmojnë në parandalimin e lëkurës së thatë dhe inflamacionit; janë po ashtu esencialë për formimin e hormonit të prostaglandisit, që mban të gjitha qelizat e trupit të funksionojnë mirë. Derisa shumë ushqime përmbajnë omega-6, madje nganjëherë në nivele të larta, puna është t’i marrim ato të shëndetshmet e jo të pashëndetshmet, siç janë yndyrat e hidrogjenizuara. Provoni ta fërgoni salmonin apo brokolin në pak yndyrë të shafranit të rremë, vaj të lulediellit dhe dyfisho përmirësuesit e lëkurës suaj.
5. Bajamet. Kur vjen puna të përparimi i mbrojtësve të lëkurës kundër plakjes, inflamacionit, apo madje edhe kancerit të lëkurës, antioksidantët janë aq të rëndësishëm saqë do të shtojmë edhe një në listë: një grusht bajame çdo ditë i shton nivelet e vitaminës E, njëri ndër antioksidantët më të rëndësishëm për studimet e shëndetit të lëkurës. Studimet kanë treguar se marrja e vitaminës E përmes gojës mund të ngritë nivelet e kësaj vitamine të njomësisë në sipërfaqen e lëkurës suaj-lajme të mira për të gjitha ata që kanë lëkurë të thatë. Lëkurë madhështore dhe apetit të mirë!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?