LAJMI I FUNDIT:

Pesë nga 50 veturat e planifikuara të Nissan GT-R50 i janë dorëzuar blerësve

Pesë nga 50 veturat e planifikuara të Nissan GT-R50 i janë dorëzuar blerësve

Pas një pritje të paplanifikuar, më në fund ka filluar prodhimi i një Nissan GT-R më ndryshe, prapa të cilit qëndron Italdesign.

Projekti ekzotik i Italdesign bazohet në versionin aktual të Nissan GT-R (R35) që u prezantua në qershor të vitit 2018, e asokohe në kompaninë italiane patën paralajmëruar që versioni serik i kufizuar në numër të njësisë, do të jetë i gatshëm deri në maj të vitit 2020 dhe që 50 blerësit e parë të kësaj veture do të mund ta vozitin deri në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.

E për shkak të pandemisë së coronavirusit, prodhimi i veturave me të cilët Italdesign shënoi 50 vjetorin e themelimit (e Nissan 50-vjetorin e modelit që prej kohësh mban nofkën Godzilla) më në fund ka filluar.


Pesë njësitë e para të modelit që janë punë dore i janë dorëzuar blerësve që prej kohësh kishin ndarë nga 990 mijë euro, e një prej tyre dëshironte që GT-R50 i tij ta ketë karrocerinë sikurse që e kishte në vitin 1972 gjenerata e parë e GT-R.

Këtë veturë e vë në lëvizje motori 3,8 litra bi-turbo V6 që prodhon 721 kuaj-fuqi, dhe ka ndërrues automatik me gjashtë shpejtësinë që fuqinë e bartë në të katër rrotat. /Telegrafi/