Në Doblibarë të Gjakovës është përuruar faza e punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin. Ky projekt u vlerësua si një investim që rrit produktivitetin dhe sigurinë ushqimore në këto rajon.
Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti mori pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili deklaroi se sot po përurohet faza e parë e një projekti i cili ka filluar në qeverinë Mustafa e më pas u zhvillua edhe gjatë qeverisë Haradinaj.
Për këtë projekt i cili ka nisur tash e 40 vjet shefi i qeverisë tha se nuk ka investime më produktive sesa investimet në sistemin e ujitjes.
“Do t’i rrimë gati që atë master plan ta kthejmë në plan pune të investimeve në mbarë Kosovën për të zgjeruar tokat bujqësore që janë në ujitje. Jam i lumtur që tash me këtë sistem mund të mbulohet hapësira prej 5 mijë hektarëve me shpresë që shpejt ta funksionalizojmë edhe 4-5 mijë hektarë shtesë deri në 10 mijë hektarë. Dhe pastaj ministër duhet të kujdesemi që për një periudhe 3 deri në 4 vite të shtrijmë në gjithë hapësirën deri në 30 mijë hektar deri poshtë në Suharekë dhe Prizren, ku integrohen të dy sistemet e ujitjes. Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në fushën e bujqësisë sepse sistemi i ujitjes së tokave bujqësore e rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor së paku tri herë krahasuar me tokët që nuk kanë ujitje”, tha Hoti.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa tha se përmes këtij projekti po ofrohet jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës pasi që po garantohet siguri ushqimore.
Mustafa tha se zgjerimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Radoniq është investim në vlerë prej 3.7 milionë eurosh, i cili është pjesë e projektit të përgjithshëm për sistemin e ujitjes për fazat e ardhshme që kapin vlerën 12 milionë euro.
“Investimi që po e përurojmë sot në zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Radoniq garanton një jetesë më të mirë për bujqit tanë për agro-përpunuesit tanë dhe për gjithsecilën familjare kosovare. Ky investim me përkrahjen e Bankës Botërore përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të rrisë cilësinë e jetës dhe bujqve dhe qytetarëve në përgjithësi dhe të komunave të Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit në veçanti. Ky master plan i ujitjes i hartuar për herë të parë në këto 40 vitet e fundit në Kosovë do të jetë rrugëtimi i qartë i MBPZHR dhe i qeverisë së Kosovës për investime kapitale në sistemin e ujitjes në gjithë Kosovën në vlerë prej qindra miliona euro në 15-20 vitet e ardhshme. Me këto investime në ujitje bujqësia kosovare do të jetë konkurrente me bujqësinë e rajonit dhe Evropës”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se të gjithë bujqit e zonës së Dukagjinit duhet të jenë të gëzuar për këtë projekt, frytet e të cilit do të shihen shumë shpejt.
“Sot duhet me thënë se jo vetëm në Dublibarë por në gjithë këtë zona të Dukagjinit e cila është ndër zonat më pjellore në Kosovë bujqit duhet me qenë të gëzuar dhe me festua jam i bindur qe nuk do kaloj shumë kohë derisa e gjithë Kosova t’i sheh frytet e një projekti të këtillë”, tha ai.
Kurse, famullitari i fshatit Dublibarë, Don Robert Jakaj i cili e cilësoi si projekt jetik për këtë zonë, shpreson që shpejt do të finalizohet komplet rrjeti dhe të modernizohet sistemit i ujitjes për këtë anë.
“Sot nuk është përfundimi i punimeve por është vetëm fillimi i punimeve ka edhe shumë punë për t’u bërë… shpresojmë që me përkrahjen direkte të kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministria e Bujqësisë do të arrijmë që ta finalizojmë komplet rrjetin për rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes në bashkësinë tonë lokale në Doblibarë”, tha ai.
Projekti për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjinë është projekt i mbështetur nga Banka Botërore. Me këtë rast përmes një video-mesazhi menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci foli për rëndësinë e këtij projekti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës