LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarët që Chelsea ia ofron Interit për shërbimet e Hakimit

Pesë lojtarët që Chelsea ia ofron Interit për shërbimet e Hakimit

Sipas Il Corriere dello Sport, Interi preferon Marcos Alonson në krahasim me Emerson Palmierin dhe mund të kërkojë që ta përfshijë atë në një marrëveshje shkëmbimi për Achraf Hakimin.

Reprezentuesi i Marokut duket se është në prag të largimit nga Stadio Meazza me PSG-në dhe The Blues të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Nerazzurrët duhet të shesin një nga yjet e tyre për të mbajtur bilancin pozitiv financiar dhe çmimi i kërkuar për ish-anësorin e Real Madridit dhe Borussia Dortmundit është 80 milionë euro.


Si Chelsea ashtu edhe PSG besohet të kenë bërë një ofertë rreth 60 milionë, e cila ende nuk është e mjaftueshme për Nerazzurrët.

Sipas disa raportimeve, Interi nuk është i gatshëm për të shitur Hakimin në një marrëveshje shkëmbimi, lojtar, plus para, por Il Corriere dello Sport sugjeron që drejtorët e Nerazzurrve mund të ndryshojnë mendim nëse Chelsea i ofron Marcos Alonson.

Ish-anëtari i Fiorentinës raportohet të jetë opsioni i preferuar i Interit për krahun e majtë, madje edhe përpara Emerson Palmierit.

Është ende e paqartë nëse Chelsea do të ishte i hapur për të përfshirë mbrojtësin e majtë spanjoll në marrëveshjen Hakimi, por ata me siguri janë në dispozicion për ta bërë këtë me lojtarë të tillë si Tammy Abraham, Mateo Kovacic dhe Davide Zappacosta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori