Nuk ka asnjë dyshim që fundi i lëkurës është një prej veshjeve më të mira dhe më komode të stinës së vjeshtës, është seksi dhe i shumëdëshiruar nga të gjitha vajzat

Por kombinimet me fundin mbeten një zgjedhje individuale. Personazhet e njohur e veshin në tapetin e kuq, fashionistet dhe blogeret e njohura e zgjedhin si veshje rastësore, por edhe editorët e modës e rekomandojnë këtë veshje luksi gjithandej; në zyrë, në rrugë, edhe mbrëmjeve, edhe në show.


Gjëja më e mirë e fundit të lëkurës është se ai mund të vishet në çdo sezon. Sigurisht, stilin mund ta krijosh vetë, ama varet edhe se si e krijon atë me kombinimet. Mëso disa kombinime ideale të fundit të lëkurës.

Pulovër + fund lëkure

11 19

Është kombinimi më i thjeshtë që mund të mendosh sa hap e mbyll sytë në vjeshtë. Një pulovër të gjerë edhe fund lëkure. Kombinimi është shumë i thjeshtë dhe një përdorim ideal për përditshmërinë. Një pulovër e ngrohtë dhe një fund lëkure është ideale për muajt e freskët. Se ç'lloj pulovre do të përdorësh, kjo nuk ka rëndësi; e thjeshtë, grafike, e ngushtë, por edhe të gjerë.

Bluzë + fund lëkure

22 5

Një kombinim tjetër për t’u provuar me fund lëkure është ai me një bluzë fare të thjeshtë. Edhe këtu nuk ka shumë rëndësi se cila është zgjedhja e bluzës, mjafton që të mos ngatërrohet me ngjyrat e fundit.

Bluzë ‘Rock Band’ + fund lëkure

33 2

Shiko, ju e dini mirë që bluzat me bandat e rock-ut dhe me fundin e lëkurës janë një kombinim i lashtë që nuk të zhgënjejnë kurrë. Mund të krijosh stilin “rock and roll”. Një T-shirt me një minifund lëkure është kombinim perfekt. Ky kombinim e bën pamjen shkëlqyese dhe elegante.

Dantellë dhe fund lëkure

44 3

Nëse mendoni se fundi i lëkurës është një veshje “e ashpër”, atëherë zgjedhja për ta zbutur është dantella. Dantella ka një efekt unik dhe të butë që e bën veshjen të duket më femërore dhe më e ëmbël. Ky ekuilibër do të jetë perfekt, më besoni.

Pulovër prej leshi dhe fund lëkure

55 3

Nëse po kërkon një pamje më luksoze për ditët më të ftohta, provo këtë kombinim më luksoz. Një pulovër e leshtë dhe një fund lëkure të sigurojnë një pamje të mrekullueshme. /Telegrafi/