Shumë prindër, mendojnë se angazhimi i gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave është një çështje argëtuese, që i mbush me emocion, shpresë dhe lumturi
Sipas ekspertëve ka disa mënyra apo hapa të gabuar që ndoshta edhe pa dashje gjyshërit i bëjnë pa marrë miratimin e prindërve më parë.
Ja pesë gabime që gjyshërit duhet t’i shmangin:
1. Dhënia e dhuratave apo parave pa miratimin e prindërve
Gjyshërit e konsiderojnë shpesh normale blerjen e dhuratave me idenë që të gëzojnë nipërit/mbesat e tyre, por kjo shihet si burim tensioni nëse më parë gjyshërit nuk kanë marrë miratimin e prindërve. Ndonjëherë gjyshërit mund të futen në telashe sepse blejnë gjëra për nipërit/mbesat që prindërit mund të mos i miratojnë, si dhurata të shtrenjta ose të tepruara, ndaj më parë mirë është që ata të pyesin prindërit, shkruan HuffPost.
2. Mosrespektimi i orareve të prindërve
Nëse një gjysh/e vepron si kujdestar/e mund të lindin pakënaqësi. Shumë herë, gjyshërit harrojnë që fëmijët janë në punë me orare të zgjatura dhe plot angazhime të tjera, ndaj duhet parë mundësia e ndihmës dhe kohës së kaluar me nipërit/mbesat. Mos harroni, se kalimi i kohës cilësore me ta është më e rëndësishme se sasia.
3. Mosrespektimi i kufijve
Të anashkalosh autoritetin dhe dëshirat e prindërve është një tjetër fushë ku gjyshërit futen në telashe.
4. Kritikojnë stilin e prindërimit
Gjyshërit shpesh kanë një qasje ndryshe ndaj prindërimit që mund të jetë në kundërshtim me mënyrën se si fëmijët e tyre po i rrisin nipërit/mbesat. Ata mund të ndihen të mosrespektuar nëse prindërit duket se e shpërfillin përvojën, por në fund të fundit, ata duhet të marrin vendime që duken më të mira për familjen, citon Anabel.
5. Nuk punojmë me problemet që lindin
Sigurisht, kujdesi për nipërit/mbesat mund të jetë i ndërlikuar dhe shpesh kërkon që gjyshërit të marrin vendime. Është e pashmangshme që në një moment ata të bëjnë diçka kundër dëshirës së prindërve. Mënyra se si e trajtojnë këtë do të vendosë tonin për ecurinë e marrëdhënies. Nëse u tregojnë fëmijëve se e respektojnë kohën dhe autoritetin e tyre si prindër, do i ndihmojë të forcojnë rolin si gjysh/e i/e besuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët