Becy Branford
Emmanuel Macron ka shkaktuar një tërmet politik në politikën franceze. Një vit më parë, ai ishte thjesht njëri prej ministrave të qeverisë së njërit prej presidentëve më të papëlqyeshëm në historinë e Francës. Sot, kur është vetëm 39 vjeç, ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të Francës, duke mundur qendrën e majtë dhe qendrën e djathtë, dhe tashmë edhe të djathtën ekstreme.
ISHTE ME FAT
Nuk ka asnjë dyshim që Macron shkoi drejt fitores, i ndihmuar pjesërisht edhe nga erërat e fatit. Një skandal publik rrëzoi kandidatin favorit të qendrës së djathtë, François Fillon; dhe, kandidati socialist Benoit Hamon, tashmë në periferinë e majtë të partisë, u dërrmua publikisht teksa votuesit tradicionalë shkuan gjetkë.
“Ishte shumë me fat, sepse përballej me një situatë e cila ishte krejt e papritur”, thotë Marc-Olivier Padis i Think Tank-ut “Terra Nova”, me qendër në Paris.
ISHTE DINAK
Por, fati nuk tregon të gjithë historinë. Macroni mund të kishte kërkuar të ishte kandidati i socialistëve, por ai e kuptoi pas disa viteve në pushtet dhe mbështetjes shumë të ulët në opinionin publik, se zëri i partisë gjithmonë do të kishte probleme për t’u dëgjuar.
“Ai ishte në gjendje të parashikonte se kishte një mundësi atëherë kur askush nuk e shihte këtë gjë”, thotë Padis.
Ai hodhi sytë nga lëvizjet politike që janë përhapur gjetkë në Evropë – Podemos në Spanjë, Lëvizja Pesë Yjet në Itali – dhe pa që edhe në Francë kishte një forcë ekuivalente politike e cila mund të ndryshonte lojën.
Në prill 2016, ai themeloi forcën e tij En Marche! dhe katër muaj më vonë u tërhoq nga Qeveria e presidentit François Hollande.
PROVOI DIÇKA TË RE NË FRANCE
“Pasi themeloi En Marchein!, u përpoq të nxjerrte mësime nga fushata zgjedhore e Barack Obamas në vitin 2008”, thotë gazetarja e pavarur, Emily Schultheis.
Përpjekja e tij e parë ishte Grande Marche (Marshimi i Madh), kur ai mobilizoi radhët e shtuara të aktivistëve të tij energjikë po të papërvojë.
“Fushata përdori algoritme nga një firmë politike me të cilën ata punuan – të cilët, meqë ra fjala, kishin qenë vullnetarë në fushatën e Obamas në vitin 2008 – për të identifikuar lagjet që ishin më përfaqësuese të Francës në tërësi”, thotë Schultheis. “Ata dërguan njerëz që të trokisnin në 300 mijë dyer”.
Vullnetarët nuk dorëzuan vetëm fletushka – ata bënë 25 mijë intervista të thella për rreth 15 minuta me votuesit anembanë vendit. Ky informacion u fut në një bazë të madhe të dhënash, e cila ndihmoi në hartimin e prioriteteve dhe politikave të fushatës.
“Ishte një grup fokusi, shumë i madh për Macronin, që të maste temperaturën e vendit, por gjithashtu bëri që njerëzit të kishin kontakte me lëvizjen e tij, duke u siguruar që vullnetarët të dinin se si të shkonin derë më derë. Ishte një ushtrim që hodhi bazat për atë që u arrit këtë vit”, sqaron Schultheis.
Dhe ai kapitalizoi mbi këtë.
KISHTE NJE MESAZH POZITIV
Personi politik i Macronit duket i mbushur me kontradikta. “Rishtari” që ishte mbrojtës i presidentit Hollande dhe më pas ministër i Ekonomisë; ish bankier i bankës së investimeve që drejton një lëvizje të bazës; centrist me një program radikal për të zvogëluar sektorin publik.
Ishte municioni i duhur për rivalen Marine Le Pen, e cila tha se Macron ishte kandidat i elitës, aspak rishtar, siç thoshte ai vetë. Por, ai i shmangu përpjekjet për ta etiketuar si një tjetër François Hollande, duke krijuar një profil që rezononte mes njerëzve të dëshpëruar për diçka të re.
“Në Francë ekziston një gjendje shumë pesimiste shpirtërore, dhe ai erdhi me një mesazh shumë optimist dhe pozitiv”, thotë Marc-Olivier Padis. “Ai është i ri, plot energji dhe nuk po shpjegon se çfarë do të bëjë për Francën, por se si njerëzit do të kenë shanse. Është i vetmi që ka këtë lloj mesazhi”.
QENDROI FORT KUNDER LE PENIT
Përballë mesazhit të tij më optimist, mesazhi i Marine Le Penit erdhi në veshët e njerëzve si negativ – anti-imigrim, anti-BE, anti-sistem. Në fushatat e Macronit spikasnin skenat e ndriçuara me muzikë pop, ndërkohë që në takimet masive të, Marine Le Pen kishte protestues që hidhnin shishe dhe fishekzjarrë një prani të madhe të policisë – qëndrime të errëta dhe plot zemërim të audiencës.
Debati i madh televiziv në 3 maj ishte një shpërthim zemërimi, me fyerje të hedhura nga të dy palët. Ajo ishte “një priftëreshë e madhe e frikës” nga i njëjti sfond ekstremist si babai i saj. Ai ishte një kukull socialiste, një mjet i rrezikshëm i financës globale që do të bënte çdo gjë që do t’i kërkonte Angela Merkeli e Gjermanisë.
Por, shumëkush u tremb nga mundësie e një presidence potencialisht destabilizuese të të djathtës ekstreme dhe e panë atë si pengesën e fundit në rrugën e saj. Marine Le Pen mund të ketë bërë një fushatë shumë efikase, por mbështetja për të në sondazhe ka qenë në rënie gjatë muajve të fundit. Ajo ishte në krye në sondazhe vitin e kaluar, diku tek 30 përqindëshi, e megjithatë në vetëm dy javë është mundur dy herë nga Emmanuel Maconi. /BBC/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje