Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është prezent në stadiumin “Liman Gegaj” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Malisheva – Dukagjini.

Foda për dallim nga përzgjedhësit e kaluar, vazhdimisht është në stadiumet e klubeve të Kosovës.


Presidenti i Malishevës, Driton Morina,  i ka dhuruar edhe fanella me numrin 1.

433953962 813329727497194 2243404588072720231 n

Gjermani që nisi punën muajin që lamë pas është i angazhuar shumë edhe rreth ndeshjeve të futbollit kosovar.

Ai u përshëndet me Drilon Hazrollajn, të cilin e kishte ftuar për ndeshjet miqësore të marsit, në të cilin Kosova pati një fitore dhe një humbje.

420213115 456007890417736 2261555939541219797 n

Kosova me Fodan do të këtë ndeshje miqësore edhe në muajin qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app