Është përuruar sot trafostacioni i ri në lagjen Fidanishte të Mitrovicës, e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në kualitetin e energjisë elektrike për këtë qytet me rrethinë. Vlera e këtij trafostacioni me kapacitet prej 110/10/20 KV, që është investim i Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe KOSTT-it, kap shumën rreth 5.4 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i lumtur që një vepër e tillë ekonomike, bashkon sot të gjithë pikërisht në qytetin e Mitrovicës.
Sipas tij, kjo vepër e cila i dedikohet qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë, do të stabilizojë gjendjen me furnizim të energjisë për 50 vitet e ardhshme. Ai ka bërë thirrje edhe për pagesën e faturave të energjisë, ujit dhe shërbimeve tjera edhe në pjesën veriore të vendit, duke thënë se vendosja e rregullit në treg, është në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Jemi sot për një vepër ekonomike, i dedikohet energjisë, pra shërbimit me energji për konsumatorë, një vepër që ka munguar, por që rregullon dhe stabilizon gjendjen me furnizim në energji për 50 vite që do të vinë. Vendet që avansojnë me infrastrukturë të energjisë dhe me burimet e energjisë, janë vende stabile. Kosova i ka të gjitha parametrat me qenë vend stabil në energji, pra me pas prodhim të energjisë të qëndrueshëm. Prandaj, ‘Kosova e Re’, investimi në termocentralin e ri, është jetik për Kosovën. Ekzistojnë rregulla për të gjithë në krejt botën, jo vetëm për shqiptarët ose serbët, jo vetëm për amerikanin, gjermanin. Produktet që i merr, i paguan sepse shërbimet paguhen. Pra është në interesin e të gjithë neve që produktet dhe shërbimet që i merr konsumatori të paguhen. Pra është në interesin e të gjithëve që të vendoset rregull në treg, në këtë rast të paguhen faturat e energjisë elektrike në veri, të paguhet uji, bërlloku, janë detyra elementare të qytetarëve dhe shoqërive normale”, ka thënë Haradinaj.
Kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala, ka bërë të ditur se përurimi i këtij trafostacioni shënon një sukses madhor për KOSTT-in, rajonin e Mitrovicës, si dhe mbarë Republikën e Kosovës.
“Ngjarja e sotme shënon edhe një zhvillim dhe sukses madhor për KOSTT-in, rajonin e Mitrovicës dhe Republikën e Kosovës. Me lëshimin në punë në nënstacionit Ilirida, po përmbushim kriterin e sigurisë të rrjetit transmetues, që mundëson furnizim stabil të sistemit transmetues, si dhe po kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët e Mitrovicës. Jam i bindur se banorët e Mitrovicës do ta vërejnë këtë ndryshim pozitiv”, theksoi Shala.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke përmendur shifrat e rënies së krimit prej ardhjes së tij në pushtet, tha se Mitrovica është qyteti më stabil në Kosovë. Sipas tij, ky qytet krenohet sot me paqen e krijuar, dhe kjo ka bërë të mundur kthimin e investitorëve këtu.
“Sot Mitrovica krenohet me paqen të cilën e ka krijuar dhe jemi qyteti më stabil në krejt Kosovën. 55 për qind ka ra krimi dhe 72.7 për qind është zbuluar krimi. Kjo paqe dhe ky stabilizim i situatës, ka bërë të mundur që edhe investitorët të kthehen dhe të investojnë në Mitrovicë për arsye se tash Mitrovica është e sigurt për investitorët”, u shpreh Bahtiri.
Trafostacioni i ri do të mundësojë furnizimin dhe instalimin e dy linjave kabllore nëntokësore 110 KV me gjatësi 2X175 kilometra, të kyçura në linjën ekzistuese drejtimi NS Palaj – NS Vallaq. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk