Persona të panjohur gërmojnë në oborrin e një shtëpie në Suharekë - pronarja thotë se aty kishte gjurmë të varrezave

Një grua nga Suhareka ka raportuar të mërkurën në Polici se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar.
Sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra.
“Suharekë 05.04.2023 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin i cili është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































