LAJMI I FUNDIT:

Persona të armatosur vrasin besimtarë në një kishë në Nigeri – rrëmbejnë priftin dhe disa të tjerë

Persona të armatosur vrasin besimtarë në një kishë në Nigeri – rrëmbejnë priftin dhe disa të tjerë

Persona të armatosur kanë vrarë besimtarë të kishës në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, ka thënë presidenti Muhammadu Buhari.

Ai shtoi se “vetëm djajtë nga rajoni i poshtëm”, mund ta kishin bërë këtë, transmeton Telegrafi.

Burrat e armatosur kanë hyrë në kishën katolike të Shën Françeskut në qytetin Owo gjatë një shërbimi të dielën. Ata qëlluan drejt grupit të besimtarëve dhe më pas rrëmbyen një prift si dhe disa vizitorë të tjerë të kishës, thanë dëshmitarët.


Nigeria ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit.

Rrëmbime dhe sulme janë raportuar në të gjithë vendin e gjerë.

Asnjë shifër për numrin e të vrarëve nuk është konfirmuar në incidentin e së dielës, si dhe për numrin e të rrëmbyerve.

Por një mjek në një spital lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se “disa besimtarë u vranë”. Pasi vizitoi kishën dhe spitalin, ligjvënësi shtetëror Ogunmolasuyi Oluwole i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se mes të vdekurve ishin edhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori