A e njihni ndonjë femër të mençur, joshëse e të mahnitshme në çdo aspekt dhe filloni të mendoni se përse ajo është beqare? Ajo mund të jetë me këmbë për tokë, tejet e shoqërueshme dhe e kujdesshme, por prapëseprapë ju habit fakti se përse është beqare
Epo, femrat e tilla nuk janë beqare sepse mendojnë shumë lart për vetveten apo e konsiderojnë veten superiore ndaj tjerëve, por për shkak se e kanë të vështirë ta gjejnë një mashkull që i meriton ndjenjat e tyre të dashurisë dhe respektit.
Nuk janë të frikësuara nga lëndimet e zemrës, dështimet e lidhjes apo nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës. As mund të mos jenë të interesuara vetëm pas karrierës. Jo. Aftësitë e tyre intelektuale dhe vetë-respekti i lartë janë atë çfarë i parandalojnë ato të futen në lidhje me dikë që nuk ia vlen, transmeton Telegrafi.
Një femër super e mençur, joshëse dhe e mahnitshme nuk dëshiron ta humbë kohën dhe energjinë e saj me një mashkull që nuk mund t’i kushtojë vëmendje në të gjitha aspektet e jetës së saj. Të qenurit me dikë që nuk ka vetëbesim dhe ndjenja të përkushtimit, është diçka që ato nuk e pranojnë.
Prandaj, në rast se keni menduar ndonjëherë se përse femrat e tilla janë ende beqare, këto janë disa prej arsyeve:
Kanë standarde të larta
Këto femra inteligjente e të mahnitshme janë shumë të vetëdijshme për vlerën që kanë dhe nuk pranojnë më pak nga meshkujt sesa që ato meritojnë. Ato kërkojnë për meshkuj të fuqishëm, me vetëbesim, të pavarur dhe ambiciozë.
Nuk i tolerojnë gjepurat
Po pra – kjo nuk është befasuese aspak! Këto lloj femrash janë alergjike nga manipuluesit, gënjeshtarët, hipokritët, tradhtarët e të gjithë llojet tjera të njerëzve.
Ato asnjëherë nuk e lejojnë dikë të luajë me ndjenjat e tyre dhe t’i gënjejë.
Nuk pranojnë të jenë opsioni i dytë
Këto lloj femrash gjithmonë janë të parat në rend dhe asnjëherë s’pranojnë diçka ndryshe.
Nëse shumica e meshkujve janë aq naivë sa të besojnë që femrat e tilla mund t’i zëvendësojnë lehtë, ata e kanë tmerrësisht gabim këtë gjë.
Femrat e tilla kanë një shqisë të gjashtë dhe nëse ndihen se diçka e çuditshme po ndodh prapa shpinës së tyre, ato e ndalojnë atë para se të fillojë ende! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë