Shumë kampionë të mëdhenj të historisë së futbollit nuk kanë pasur shansin të fitojnë Topin e Artë. Trofe i prekur, por asnjëherë i arritur. Nëse kampionët e mëdhenj janë nominuarë, pa fituar ndonjëherë, të tjerët nuk e kanë pasur kurrë mundësinë.
Të gjykuar nga bota e futbollit si futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Maradona dhe Pele nuk e kanë Topin e Artë. Arsyeja? Ata nuk janë nominuarë kurrë në edicionet e ndryshme nga vitet 50-90, apo dekadat në të cilat krijuan mitin e tyre.
Topi i Artë ishte në dekadat e para një çmim që iu jepej lojtarëve evropianë. Disa prej tyre, Sivori dhe Di Stefano, mundën ta fitonin çmimin vetëm falë paraardhësve nga kontinenti i vjetër, ndërsa Maradona dhe Pele nuk e patën kurrë këtë mundësi për shkak të pasaportave, përkatësisht argjentinase dhe braziliane.
Në vitin 1996, pas tërheqjes së tij nga bota e futbollit dhe zgjerimit të çmimit për çdo futbollist botëror, Diego Maradona e fitoi Topin e Artë për arritje në karrierë. Një njohje për të kompensuar mungesën e çmimit kryesor gjatë viteve të tij të arta.
Në vitin 1999, megjithatë, Pele u votua “Futbollisti i Shekullit” nga 34 fitues të mëparshëm të Topit të Artë. Sir Matthews, Sívori dhe Best abstenuan, ndërsa Jasin vdiq. 17 vota, më shumë se gjysma, krahasuar me Maradonën, i cili kishte marrë titullin e karrierës tri vite më parë. Ky titull iu dorëzua “O Rei” vetëm më 2014.
Është e pamundur të dihet në retrospektivë nëse Maradona dhe Pele do të kishin fituar një, dy apo pesë edicione të Topit të Artë, nëse rregullorja do të ishte ndryshe. Megjithatë, disa vite ishin aq dominuese nga ana e dy amerikano-jugorëve, saqë duket e pamundur, edhe përballë fituesve të mëdhenj të atyre edicioneve, të shohësh përtej argjentinasit dhe brazilianit.
Në vitin 1958, Pele shënoi rreth 66 gola, duke fituar Kupën e Botës në moshën 18 vjeç. Braziliani do të kishte triumfuar qartë.
Në vitin 1962 Pele fiton Kupën e Botës së tij të dytë kundër Çekosllovakisë së Masopustit, fitues i Topit të Artë. Edhe këtu, një triumf i lehtë për brazilianin.
Më 1970, Pele shkatërroi Italinë në finalen e Kupës së Botës, por Topi i Artë përfundoi në duart e Muller. Disa dyshime të tjera, por forca është aq e madhe sa ai i afrohet titullit të tretë.
Më 1986, Maradona e tërhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës, me golin e shekullit dhe “Dorën e Zotit”. Topi i Artë shkoi për Belanov, një çmim i lehtë për “Pibe de Oro”, nëse nuk do të kufizohej vetëm tek europianët.
Më 1989, Napoli fitoi Kupën UEFA, Maradona ishte frymëzuesi dhe golashënuesi. Van Basten fitoi Champions League dhe Topin e Artë.
Në vitin 1990, Maradona solli titullin te Napoli, Matthaus fitoi Kupën e Botës dhe Topin e Artë. Gjermani vështirë se mund t’i qëndronte “tërbimit” të Diegos në garë të hapur.
Dhe vitet e tjera? Disa mundësi më shumë për ata që kanë fituar në të vërtetë “Topin e Artë”. Megjithatë, nuk kishte gjasa që të dy, Maradona dhe Pele, të kishin fituar më pak se tre ose katër Topa të Artë secili. E pamundur të thuhet.
Nga ana e saj, France Football, megjithatë publikoi në vitin 2016 një listë të rishikuar të fituesve të mundshëm me amerikano-jugorët e kualifikuar, pa iu dhënë atyre një çmim aktual në retrospektivë.
Në këtë retrospektivë, Pele do ta kishte fituar çmimin prestigjioz më 1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964 dhe 1970, ndërsa Maradona më 1986 dhe 1990. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova