LAJMI I FUNDIT:

Përse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat që shohim?!

Përse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat që shohim?!

Ne shpesh mendojmë se janë një temë interesante bisede, por në realitet për ata që na dëgjojnë janë të parëndësishme, të rëndomta dhe të pakuptimta.

Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona.

Një nga këto është teoria e aktivizimit të sintezës. Ky model u zhvillua në vitin 1976 nga J. Allan Hobson dhe Robert McCarley. Sipas saj, qarqet e trurit aktivizohen gjatë gjumit REM, një fazë e karakterizuar nga një aktivitet i fortë cerebral, në të cilën sytë lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe personi ëndërron.


Ky sistem lejon aktivizimin e zonave të sistemit limbik – domethënë, atë grup formash të trurit të telencefalusit dhe diencefalusit, të përfshira në kontrollin e emocioneve, ndjesive dhe kujtimeve.

Truri sintetizon këtë aktivitet të brendshëm – duke ëndërruar – dhe përpiqet t’i japë kuptim këtyre sinjaleve. Ky model sugjeron që ëndrrat janë një interpretim personal i sinjaleve që prodhon truri gjatë gjumit.

Ekzistojnë pra, më parë emocionet e brendshme dhe pastaj ëndrrat, të cilat janë një përpjekje për të kuptuar këto emocione.

Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale.

Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin predispozicionin për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpeshtësinë e tyre. Dhe i njëjti makth mund të përsëritet disa herë, për të trajnuar trurin që të njohë gjendjen negative.

Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë. Kushdo që sheh ëndrra të këqija kur bie në gjumë, është më i stërvitur për të reaguar në kohë të vështira dhe për të gjetur një zgjidhje.

Këto dy teori shpesh paraqiten si konkurrente, por edhe pse e para i përcakton ëndrrat si një interpretim të inputeve të brendshme, ndërsa e dyta i përcakton ato si përpunim të të dhënave të jashtme, të dyja teoritë i përcaktojnë ëndrrat si një përpjekje për të vënë rregull, në një gjendje kaosi.

Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to.

Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen.

Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë.

Niveli i interesit që këto ëndrra mund të ngjallin në të vërtetë është i shtrembëruar nga paragjykimet tona: nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar.

Së dyti, duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona. Në këtë dritë, është e lehtë të kuptojmë se ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë.

Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme. Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet.

Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta: mospërputhjet dhe situatat që duket se janë të pakuptimta në ëndërr na duken të mbushura me kuptime, që meritojnë diskutime dhe interpretime.

Duke marrë parasysh këtë informacion, mund të kuptojmë më mirë se si shumica e ëndrrave tona janë të mërzitshme për ata që na dëgjojnë. Nëse ende e ndiejmë dëshirën për të folur për të, qasja e duhur mund të jetë identifikimi i një metode me të cilën duhen adresuar kërcënimet që gjenden në to.

Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për t’u marrë me një problem, ndarja e asaj historie do të jetë me interes për bashkëbiseduesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori