LAJMI I FUNDIT:

Përse nuk duhet të bartin sutjena të bardhë nën fanellë?

Përse nuk duhet të bartin sutjena të bardhë nën fanellë?

Nëse keni menduar që sutjenat e bardhë janë zgjedhje e përsosur për bartje nën fanellë të bardhë – atëherë e keni gabim, sepse përgjigjja është paksa ndryshe

Kur dëshironi që sutjenat të duken pothuajse të padukshme nën fanellë të bardhë e cila është e tejdukshme, zgjedhja më e mirë është modeli i cili ofron nuancë, përkatësisht në ngjyrën e cila përshtatet me tenin e lëkurës suaj, transmeton Telegrafi.


E bardha gjithashtu nuk është zgjedhje e keqe, mirëpo do të duket edhe nëse përshtatet me ngjyrën e fanellës – gjë që nuk është efekti të cilin e dëshirojmë.

Natyrisht, sutjenat nuk është e domosdoshme të jenë të së njëjtës ngjyrë si edhe lëkura juaj, është me rëndësi të jetë neutrale dhe që të përshtatet bukur.

Sa i përket materialit, më të mirët janë ata sutjena nga mikrofibrat, tyli dhe mëndafshi, sepse kanë teksturë “transparente”, e cila është më e mirë për bartje me fanellë të bardhë.

Gjithashtu, ajo që është shumë me rëndësi, është që asgjë nuk do të vlejë nëse nuk zgjidhni sutjena të madhësisë së përshtatshme. /Telegrafi/