Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë?
Mund të jetë alarmante kur jeni në një lidhje që mendoni se po shkon shumë mirë, por papritmas lidhja përfundon dhe ju mbeteni duke u ndjerë të mërzitur, konfuz dhe të vetmuar
Nëse partneri/ja ju ka dashuruar, përse do të largohej nga ju?
Epo, lidhjet janë të vështira për t’u kuptuar, e shpeshherë ka shumë gjëra të cilat nuk vërehen në sipërfaqe por duhet analizuar në thellësi, transmeton Telegrafi.
Ndonëse ndarja mund të duket si diçka e papritur për ju, faktikisht nuk mund të jetë edhe aq e papritur.
Këto janë dy arsyet se përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë:
Nuk ndihen të respektuar
Nëse partneri/ja ndihet se nuk po e respektoni dhe vazhdimisht jeni duke ia poshtëruar zgjedhjet, mendimet apo veprimet, atëherë kjo mund të jetë një arsye se përse mund ta përfundojë lidhjen.
Nëse partneri/ja ndihet se nuk po e mbështetni emocionalisht, atëherë kjo nënkupton se mund të ketë dhimbje dhe lëndime në lidhje. Kështu, ai/ajo do të ketë kujdes nga ju sepse mungesa e mbështetjes nuk është diçka që tejkalohet lehtë. /Telegrafi/































