Krevati i parregulluar është shumë më i shëndetshëm se ai i cili është i rregulluar sikur në depot e popullarizuara, sepse ka më pak tenja.

Hulumtimet e reja kanë treguar që njerëzit, vendi i të cilëve është i parregulluar, janë më të aftë që shpejt t’i zgjidhin problemet dhe janë më kreativë.


Hulumtimi i Universitetit Kingston ka treguar që parregullsia është më e mirë se rregullsia.

Kur është fjala për krevatin, çështja kyç janë tenjat, transmeton Telegrafi.

Këto mikro krijesa të cilat duken të tmerrshme, kanë shanse të mëdha të mbijetojnë në krevatin e rregulluar mirë me çarçafë të pastër.

Rregullimi i krevatit në mëngjes para se të shkoni në shkollë apo në punë, i mbyll tenjat në krevat dhe u jep hapësirë për një lojë të vërtetë.

clothes moth 2

Brenda çarçafëve të palosur me kujdes dhe jastëkëve, kushtet për shumëzim dhe zhvillim të këtyre krijesave janë më se të shkëlqyeshme.

Njëherë kur të shumëzohen ato ushqehen me qelizat e vdekura të njeriut dhe pas vete lënë jashtëqitjet të cilat mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën.

E gjitha që u nevojitet është ambienti paksa më i lagësht sa u përket ajrit dhe errësirës edhe ato janë të gatshme të shumëzohen. Mirëpo, nëse e lini krevatin tuaj të parregulluar, tenjat u ekspozohen ajrit dhe dritës së diellit të cilat ndikojnë në to dhe i vrasin.

– E dimë që tenjat mund të mbijetojnë vetëm nga uji të cilin e absorbojnë nga ajri me ndihmën e gjëndrave të vogla të cilat i kanë në sipërfaqe të trupit.

Çarçafët e parregulluar mundësojnë që ato të thahen, andaj tenjat do të dehidratohen dhe me kalimin e kohës do të vdesin, thotë doktori Stephen Pretlove. /Telegrafi/

69ffad88191545b1a4e88495d84fe747