Truri ynë është i programuar për të identifikuar kërcënimet. Titujt negativë u bien këmbanave të alarmit në amigdalën tonë, sistemin paralajmërues të trurit dhe kështu instinkti ynë i mbijetesës futet në punë.
Për shembull, ndihemi sikur ne duhet të dimë detajet e frikshme të një vrasjeje, si një përpjekje për të parandaluar që kjo të ndodhë tek ne ose familja jonë. Ne duhet të dimë nëse duhet të ndryshojmë diçka në jetën tonë, për të ndihmuar në parandalimin e rrezikut të menjëhershëm.
Nuk ka shumë rëndësi nëse kërcënimi është i vërtetë dhe ai po ndodh, apo nëse është hipotetik dhe po e lexoni në internet; truri e ka nxitur tashmë interesin tuaj.
Nga pikëpamja e evolucionit, ne kemi më shumë për të humbur nga neglizhimi i kërcënimeve sesa kemi për të fituar duke “u zhytur në lajme të mira”. Kjo është arsyeja pse studimet thonë që publiku në fakt kërkon lajme të këqija.
Nëse titujt tronditës shesin gazeta, atëherë kjo do të thotë që gazetat do të shtypen në më shumë kopje. Ka patur gjithmonë thirrje për mediat, që të raportojnë lajmin e mirë në krah të lajmeve të këqija – por në një kohë kur artikujt tronditës kanë një raport 17:1 me ata të mirë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Njerëzit thonë se duan të lexojnë lajme të mira, por njerëzit gjithashtu gënjejnë. Kështu studiuesit Marc Trussler dhe Stuart Soroka zhvilluan një eksperiment bazuar në mashtrime.
Të intervistuarve u thanë që do të shihnin një video dhe do të gjurmonin lëvizjet e syve. Por para se kjo të ndodhte, një aparat fotografik duhet të bënte matjet bazë të syrit. Për të arritur këtë, ata duhej të lexonin diçka në thellësi. U prezantuan disa artikuj dhe atyre iu tha që të lexonin me kujdes çdo gjë që u interesonte.
Pasi panë videon, pjesëmarrësit u pyetën se çfarë lloj lajmesh preferonin. Shumë prej atyre që thanë se mendonin që mediat ishin shumë negative, në të vërtetë ishin parë të lexonin vetëm artikuj negativë që në ushtrimin e parë.
Përthithja e gjithë këtyre lajmeve të tmerrshme në mënyrë të përditshme nuk e ndryshon faktin se shumë prej nesh, e shohin botën si një vend më të mirë se sa është në të vërtetë. I kemi vënë syzet rozë dhe praktikojmë njëfarë injorance të paramenduar.
Pra, kur ndeshim një lajm veçanërisht shqetësues, si për shembull një nënë që vret fëmijën e saj të vogël, kjo gjë e prish iluzionin tonë se bota është një vend i drejtë. Ne kemi nevojë për siguri që kjo nënë nuk është si ne, dhe kështu dëshirojmë detaje. Përmes leximit të kësaj historie të dhimbshme, ne ndjehemi më të sigurt se një përbindësh si kjo nënë, është shumë ndryshe nga ne.
Ekziston gjithashtu një reagim që viktimat e disa krimeve duhet të kenë bërë diçka për të provokuar ose merituar trajtimin. Ne përpiqemi të gjejmë se si ndryshojnë viktimat nga ne, për t’u bindur se nuk do të kemi një fat të ngjashëm.
Nocionet tona ekzistuese mbi çështjet e fesë, seksualitetit dhe politikës kanë tendencë të na bëjnë të lexojmë vetëm artikujt që pajtohen me pikëpamjet tona.
Shpesh idetë tona të paracaktuara përfshijnë shumë negativitet rreth atyre që e mendojnë në mënyrë të kundërt. Nëse besojmë se grupe të caktuara janë të këqinj, ne na pëlqen shumë të dëgjojmë mendime që pajtohen me ne. Në internet, nuk ka mungesë të njerëzve që dëshirojnë të flasin me urrejtje të tillë.
Përveç kësaj, ne gjithashtu priremi drejt paragjykimit të negativitetit, që do të thotë që i kushtojmë më shumë vëmendje veçorive negative sesa atyre pozitive. Lajmi i mirë pra, nuk ka shumë shanse të fitojë, përballë lajmeve të këqija.
Le të shohim Facebook-un si shembull të qartë. Platforma e mediave sociale përdor një algoritëm të ndërlikuar të rëndësisë, për të vendosur se çfarë do të tregojë së pari kur klikoni aplikacionin tuaj.
Ndërsa algoritmi mund të jetë i komplikuar, rezultati nuk është. Ta themi thjesht, ai tregon se çfarë mendon që dëshiron më së shumti të shohësh. Kjo bazohet vetëm në ato postime që keni lexuar me më parë.
Nuk është më sekret që ne të lexojmë me lajme të këqija, kështu që nuk duhet të jetë befasuese që shumë lajme të këqija do të përfundojnë në faqen tonë të Facebook.
Ne të gjithë kemi një kureshtje të panginjshme. Edhe poeti optimist Ralph Ualdo Emerson kishte prirjen për të hapur arkivolin e gruas së tij të vdekur një vit pas vdekjes së saj.
Kohët e fundit, një shembull i përhapur i kuriozitetit tonë përfshinte videon e militantëve islamikë që i prisnin kokën gazetarit James Foley. Miliona e panë dhe e ndanë këtë video horrorit të jetës reale. Të qënit dëshmitarë të një akti të tillë të dhunshëm siguron stimulim të fuqishëm dhe i bën zemrat tona të rrahin fort, aq sa të na dalin nga kraharori. Nga ana tjetër, kjo na bën të ndihemi më të gjallë.
Eric Uilson, autori i “Everyone Loves a Train wreck” thotë se ndoshta ky lloj kurioziteti nuk duhet të na trembë. Edhe “nxitja për të prekur një kufomë,” shkruan Uilson, “është normale dhe fisnike.” Uilson gjithashtu thotë se “tërheqja jonë ndaj makabres është, në njëfarë niveli, një dëshirë për të provuar vuajtjen e dikujt tjetër”. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe