Migjeni deshi t’ia fuste me grusht malit që s’bëzante, por sigurisht më shumë ishte një mllef, sesa kishte një platformë mendore sesi mund ta gjente Shqipëria dhe shqiptarët rrugën për t’u bërë dinjitozë.
Prisnin shqiptarët nga Fan Noli erudit, vjershën anës detit të palarë, por vështirë arritën të kuptonin se çfarë donte të bënte ai me Shqipërinë. Reformë agrare dhe pastaj?
Sami Frashëri, dijetar, rreket në utopi për të mirën e Shqipërisë dhe shkruan Shqipëria çfarë ka qenë, çështë dhe çfarë do të bëhet? Se çfarë ishte më parë, as ai as ne nuk e dimë me siguri, se çfarë ishte në kohën e tij mbase ai e dinte kurse ne nuk e dimë, se çfarë do të bëhej ai nuk e dinte, kurse ne e dimë dhe e kemi mbi supe për natë. Larg së qeni ajo që ai mendonte. Pa lidhje fare.
Nacionalistë shqiptarë në vitet ’40 e mendonin të ardhmen e Shqipërisë si të mbrojtur nga fuqia e ashtuquajtur ariane që do të ngrihej mbi sllavët duke iu kundërvënë Evropës latine dhe anglosaksone. Kurse, komunistët e gjenin fatin e shqiptarëve te sllavët.
Pak më parë Branko Merxhani kartezian, aty në vitet ’30, ndikuar nga ogystkontizmi, shpresonte se Shqipërinë do ta merrnin në dorë intelektualët dhe përfaqësuesit e kulturës. Huq edhe ai, pavarësisht shpresave të mira. Politikani i zakonshëm shqiptar sot ka nivel kulturor më të ulët sesa mesatarja e shqiptarit të mesëm.
U rrejtën në ëndrra të kota komunistët internacionalistë që kërkonin të ardhmen te një komunizëm i ndritur, apo me një model sovjetik, sikurse hrushovianët që ëndërronin thjesht për një stalinizëm të liberalizuar.
Kot të flasësh për liberalë sepse edhe sikur të kishte të vërtetë dhe jo karagjozë rrugësh, tregu në Shqipëri as duket e as ka sy për qabe.
Kush flet për socializimin triumfues, mjafton t’i kujtojmë ku përfundoi ai pas katër dekadash në tallonat e mishit të grirë me kushedi çfarë origjine.
Nga ëndrrat për bashkim kombëtar nuk dihet se cila ende shihet si një ideal me sy zgjuar.
Bashkimi kombëtar ka përfunduar në një histori pushimesh plazhi dhe në luftë të patates!
Ku janë utopitë e viteve ’90 për Shqipërinë si Zvicra, për qytetarin e pasur, me pronë, në mirëqenie me një drejtësi të pavarur dhe të drejtë, të ditur dhe të hapur ndaj botës?
Përse kemi ngelur jashtë Evropës si qen rrugësh, kur në 90 këndonim për Evropën e Bashkuar?
Po Kosovën si nuk e njohën aq shtete sa duhet për të hyrë e pranuar në OKB?
Demokracia si gjoja pushtet i popullit përse na erdhi me hashash, emigrime masive, papunësi, dhe llapaqenosje parlamentare?
Pse kemi gabuar në parashikimin e historisë sonë të ardhme?
Pse kemi ikur në drejtime të tjera nga ato që kemi menduar?
Na ka lënë arsyeja, apo na ka tradhtuar historia?
Përse kemi mbetur në bisht të historisë, në vagonin e fundit të popujve të tjerë?
Pse heronjtë tanë përjetësuar në monumente apo rrëzuar nga piedestalet kanë gabuar në parashikimet e tyre, ndërsa kanë qenë të ushqyer me shpresa të mëdha?
Kanë gabuar të gjithë.
A thua një demon u ka pëshpëritur në vesh formulën e gabuar.
A thua diçka i ka penguar të mendojnë me realizëm dhe saktë.
Çfarë ka ndodhur?
Ka ardhur koha të gjendet gabimi, ndryshe nuk dihet se ku do të përfundojmë.
Çfarë është kjo Shqipëri që sot na ka mbetur në kurriz për ta bartur në rrugëtimin tonë drejt nuk dihet se kujt aventure dhe të papriturash që nuk kemi ende idenë se çfarë do të na rezervojnë pas ferrave të historisë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025