Përse farat chia janë superushqim dhe kur do të duhej t’i shmangni?
Farat chia kanë vlera të larta ushqyese, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve dhe madje mund të nxisin humbjen e kilogramëve
Farat chia kanë vlera të larta ushqyese, 100 gramë përmbajnë madje 34,4 g fibra, 16,5 g proteina dhe 26 g thartira yndyrore të pangopura, ka publikuar Ministria amerikane e Bujqësisë, transmeton Telegrafi.
Farat Chia jo vetëm që janë pa gluten, por gjithashtu përmbajnë shumë substanca të dobishme për trupin tonë duke përfshirë proteina,vitaminat A, B, E dhe D, minerale të tilla si kalciumi, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, mangan dhe të tjerë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin tonë.
Për pasurinë e tyre me lëndë ushqyese shumë njerëz i konsiderojnë ato një super ushqim.
Ato ndihmojnë stomakun dhe zorrët. Këto fara janë veçanërisht të dobishme për tretje dhe për funksionet e zorrëve, sidomos falë pranisë së fibrave.
Një nga karakteristikat më të njohura dhe të vlerësuara të farave të chia është aftësia e tyre për xhel duke thithur lëngje më shumë se 10 herë peshën e tyre. Kjo i bën ata një ushqim veçanërisht ngopës dhe për këtë ata janë shpesh të rekomanduara për ata që duan të humbin peshë.
Edhe pse njerëzit nuk do të kenë probleme nëse rregullisht hanë këto fara, disa njerëz megjithatë duhet të jenë të kujdesshëm.
Ekspertët paralajmërojnë që njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore duhet patjetër të jenë të vetëdijshëm për rrezikun.
Dr. Jimmy Louie Chun-yu, nga Universiteti i Hong-Kongut, thotë që njerëzit të cilët kanë pasur sulm në tru do të duhej të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fara chia për shkak të përqendrimit të lartë të thartirave yndyrore omega-3.
Njerëzit të cilët marrin ilaçe për tëhollimin e gjakut do të duhej kufizuar konsumimin e farave chia, sepse mund të ndikojnë në qarkullim gjaku.
Për këtë shkak farat chia nuk u rekomandohen as personave me shtypje të ulët gjaku. Louie thotë edhe që njerëzit me probleme gastrointestinale, siç janë sëmundjet e Crohnit, duhet të jenë të kujdesshëm të mos konsumojnë çdo ditë shumë fara chia.
Përmbajtja e patretshme e fibrave mund të shkaktojë probleme gastrointestinale siç janë kapsllëku, diarreja dhe fryrja.
Farat chia mund të shkaktojnë reaksione alergjike, posaçërisht te personat alergjikë ndaj susamit, mendrës apo mustardës.
Në raste të tilla, thotë Louie për South China Morning Post, kontakti me farat mund të shkaktojë reaksione.
Përveç marrjes në këtë mënyrë të farave, mund ti konsumoni në çdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja të nevojshme. Mund t’i kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra dhe ëmbëlsira.
E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt. Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë. Kjo pasi do t’ju shkaktonte shqetësime gastrointestinale, çekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje