Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë shkaktuar një valë debatesh dhe reagimesh në opinionin publik, kryesisht lidhur me përmbajtjen e tyre dhe ndikimin që mund të kenë në mësimdhënien e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Ndërkohë që përplasjet ndërmjet partive opozitare dhe pushtetit vazhdojnë të thellohen, disa komuna në vend kanë marrë vendime për të ndaluar përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për nivele të ndryshme arsimore, duke përfshirë klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12, transmeton Telegrafi.
Vendimin për ndalimin e përdorimit të doracakëve e kanë marrë komunat që janë nën udhëheqjen e partive opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Komuna e Prishtinës njoftoi ditën e enjte për ndalimin e doracakëve, pas kryeqytetit një vendim të tillë e ka marrë edhe Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Skenderajt.
Thirrje për mos përdorimin e këtyre doracakëve ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në një reagim në Facebook, ka ftuar komunat që udhëhiqen nga AAK të mos e përdorin doracakun e lartëpërmendur.
Përkundër zhurmës që u krijua në opinion, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përsëritur qëndrimin e tyre duke njoftuar se doracakët nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit.
“MASHTI njofton prindërit, palët e interesit se këta doracakë nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit. Propaganda që po zhvillohet ditëve të fundit, shoqëruar me dezinformata dhe manipulime duke konstatuar se këta doracakë janë kurrikula arsimore e pastaj duke i paraqitur si libra shkollorë për nxënës e deri tek obligueshmëria e zbatimit të tyre, është në dëm të mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu, MASHTI ka pohuar se “me përgjegjësi të plotë punojmë dhe angazhohemi për mirëqenien e fëmijëve. Tre vitet e fundit kemi rishikuar shumë tekste dhe dokumente që kanë përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese sikurse edhe pasaktësi shkencore”.
“Në linjë me këtë, ju informojmë se në vijimësi të rishikimit të teksteve shkollore, do të rishikohen edhe këta doracakë dhe materialet tjera informative për mësimdhënës”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Lidhur me debatin që po bëhet, ekspertët e arsimit kanë pohuar se kjo kurrikulë është rishikuar për herë të fundit në gusht të vitit 2016, dhe se e njëjta nuk e promovon edukimin seksual si lëndë të veçantë.
“Është e rëndësishme të kuptojmë që korniza kurrikulare e arsimit para universitar në Kosovës është rishikuar së fundmi në Gusht të vitit 2016 – kurrikulë të re dhe të rishikuar pas kësaj date nuk kemi. Kjo kurrikulë nuk e prezanton dhe nuk e promovon Edukimin Seksual si lëndë të veçanta askund”, ka thënë për Telegrafin, drejtori i Institutit ‘ED Guard’, Rinor Qehaja.
Reagime ka pasur edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), të cilët në reagimin e tyre kanë shprehur shqetësim të thellë ndaj doracakut të titulluar “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për klasat 1-5, të përgatitur për mësimdhënësit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Në deklaratën e tyre, SBASHK-u thekson se doracaku nuk është i përshtatshëm për institucionet shkollore dhe është kundër misionit të tyre arsimor.
“Ky doracak duhet tërhequr e hedhur në bërllok sepse nuk i duhet shkollës dhe arsimit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!